About: http://data.cimple.eu/claim-review/beea94b1e26fd87180392fd99914644179913f47cf2e9cbd1e02e9a0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë i bazuar në një lajm të vjetër për reagimin e Edi Ramës Deklarata LAJM I FUNDIT – Kush vdiq? Edi Rama reagon i trishtuar Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “LAJM I FUNDIT – Kush vdiq? Edi Rama reagon i trishtuar”- i publikuar më 18.03.2024, është i rremë. Informacioni i publikuar si lajm i fundit më 18.03.2024, në fakt ka ndodhur një muaj më parë. Krypometër ka verifikuar se Edi Rama kishte bërë postim në profilin e tij në Facebook për vdekjen e valltarës, Lili Cingut më 04.02.2024. Artikulli Më 18.03.2024 faqja në Facebook 7 sekonda (arkiva) publikoi një artikull me titull: “LAJM I FUNDIT – Kush vdiq? Edi Rama reagon i trishtuar”. Në titull nuk janë dhënë mjaftueshëm detaje se kush ka vdekur dhe për kë reagoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Krypometër, ka kontrolluar postimet e bëra nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama më datë 17 dhe 18.03.2024, mirëpo në asnjë prej tyre ai nuk ka lajmëruar për vdekjen e ndonjë personi. Në lajmin e publikuar në faqen ‘7 sekonda’ është thënë se Rama postimin ia ka kushtuar vdekjes së Lili Cingut. Krypometër, përmes kërkimeve në profilin e Edi Ramës, ka gjetur se ai kishte bërë një postim më 05.02.2024 përmes të cilës kishte reaguar për vdekjen e valltares Lili Cingu. “Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare. U prehtë në paqe”- kishte shkruar Rama. Krypometër ka gjetur se edhe Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor më 05.02.2024 kishte njoftuar për vdekjen e valltares Lili Cingu. “E trishtë ndarja nga jeta e “Mbretëreshës së valles shqiptare”- Lili Cingu. Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj”- thuhej në njoftim. Raportimin për vdekjen e Lili Cingut e kishte bërë edhe Euronews Albania si dhe Radio Televizioni Shqiptar. “Për meritat dhe vlerat e saj si një nga yjet skenës shqiptare, ajo është vlerësuar edhe me çmimin e lartë “Nder i Kombit”- ka shkruar RTSH, më 05.02.2024.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software