About: http://data.cimple.eu/claim-review/beef2d5ccf20893f0c199f419798ab1137d5a235b517aef628d7a65e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Hoti e mbajti fjalën për miratimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike Deklarata Avdullah Hoti (27.11.2020)- “…Po jap edhe premtim publik që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do ta kalojmë javën tjetër” Vlerësimi E vërtetë Një javë më vonë nga premtimi i kryeministrit, Kuvendi i Kosovës të premten më 4 dhjetor arriti që të miratojë në lexim të dytë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19 në seancën e jashtëzakonshme. Artikulli Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pati dhënë premtim publik të premten e kaluar më 27 nëntor, se javën pasuese do të miratohej Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. Një javë më vonë nga premtimi i kryeministrit, Kuvendi i Kosovës të premten më 4 dhjetor arriti që të miratojë në lexim të dytë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19 në seancën e jashtëzakonshme. Ky projektligj ka arritur të miratohet me 72 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Votat qeverisë për ta kaluar këtë projektligj ia siguruan deputetët e PDK-së, të cilët propozuan katër amandamente shtesë. “Për të tejkaluar këtë situatë sot po jap edhe premtim publik që Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike do ta kalojmë javën tjetër dhe do të përmbyllet kjo çështje, ku do të defionohen të gjitha çështjet, edhe mjetet që do t’i marrin qytetarët nga kursimet e tyre”, kishte premtuar Hoti në një paraqitje para mediave në Suharekë. Kryeministri kishte shtuar se beson që do të mbërrijnë një konsensus të gjerë për ta kaluar projektligjin në fjalë. Përmes këtij projektligj mes të tjerash parashihet tërheqja e 10 për qind të kursimeve të tyre pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trust. Ligji në fjalë ishte proceduar nga qeveria që nga vera, ndërkaq në lexim të parë ka arritur të miratohet pas gjashte tentimeve. Kurse, në lexim të dytë, më 11 nëntor nuk kishte arritur që të niste seanca për votimin e tij për shkak të mungesës së kuorumit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software