About: http://data.cimple.eu/claim-review/bf30c34f2a7f85f7200d9048ee3d471fe6ae0a049f09f360cc68b443     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i pabazuar në fakte se konsumi i vezëve mund ta mbajë në kontroll diabetin Deklarata Hani çdo dite një vezë te zier me pak uthull, ky kombinim do të mposhtë armikun më të madh të trupit Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Hani çdo dite një vezë te zier me pak uthull, ky kombinim do të mposhtë armikun më të madh të trupit” është i rremë. Endokrinologu Amir Rexhepi thotë se konsumimi i vezës së zier me uthull nuk mund të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Trajtimi i diabetit duhet të bëhet bazuar në protokolet shëndetësore, pasi është një sëmundje e komplikuar. Edhe Fevzi Sylejmani, mjek familjar, ka thënë se diabeti nuk mund të shërohet me të tilla receta, por i njëjti trajtohet me tableta apo insulinë. Artikulli Më 27.04.2024 faqja e internetit “Lajmefresh” (arkiva) ka publikuar një artikull me titullin “Hani çdo dite një vezë te zier me pak uthull, ky kombinim do të mposhtë armikun më të madh të trupit”. Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Radio Albaner” (arkiva), “Lajme Javore”, (arkiva), “Indeksi Shqip” (arkiva), “A1on Lajme” (arkiva), “Aktuale 24” (arkiva), “Mesazhi Press” (arkiva), “Fansat e Luiz Ejllit” (arkiva), “Lajme Ditore” (arkiva), “Mesazhi Shqip” (arkiva), “Portali Ditor” (arkiva), “BBV i Luiz Ejlli” (arkiva), “Republika Shqiptare” (arkiva), “AlbKos Nes” (arkiva), “Gazeta Korekte” (arkiva), “Actoress” (arkiva), “South sydney rabbitts” (arkiva), “Nes” (arkiva), “Reviste Pikante” (arkiva), “NET PRESS” (arkiva), “Media.al” (arkiva), “Fakte1 Shqip” (arkiva), “Online24Orë” (arkiva), “Albania Nes” (arkiva), “Alb Production” (arkiva). Në videon e bashkangjitur nuk thuhet se konsumi i vezës së zier me uthull mund të mposhtë ndonjë armik të trupit, por thotë se ngrënia e vezëve të ziera me uthull çdo ditë, e mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak kur pankreasi ndalon prodhimin e insulinës. Për të verifikuar këto informacione, Krypometri ka kontaktuar me një mjek familjar, një nutricist dhe një endokrinolog. Endokrinologu Amir Rexhepi thotë se konsumimi i vezës së zier me uthull nuk mund të mbajë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Sipas tij diabeti është problem i komplikuar. “Jo, jo. Diabeti është problem i komplikuar që edhe për momentin dihet që trajtohet përmes dietës që konsiston kryesisht moskonsumimin e sheqernave dhe kalorive të mëdha dhe marrjen e barnave. Nëse këto të dyja nuk funksionojnë, fillon trajtimi me insulinë. Por, gjithmonë bëhet në konsultim me endokrinologun” – tha Rexhepi kur u pyet nëse mund të mbahet nën kontroll sheqeri në gjak vetëm duke konsumuar vezë të ziera me uthull. Sipas tij, çdo rekomandim që ka të bëjë me shëndetin e pacientëve duhet të merret vetëm përmes mjekut, e çdo informatë tjetër është e pasigurt dhe potencialisht e rrezikshme. Fevzi Sylejmani, mjek familjar tha se diabeti nuk mund të shërohet me të tilla receta. “Nuk ka kurrfarë baze. Nuk e di qysh shkruajnë këso gjërash, kur hala kurrëkush nuk ka mujtë me e shëndoshë sheqerin. Sheqeri trajtohet me tableta, me insulinë, sipas nevojës, gjendjes, nivelit të sheqerit… Ka tableta që përdoren në mënyrë të rregullt edhe në qoftë se nuk munden me tableta, atëherë kalohet në insulinë edhe menaxhohet. Ka insulinë njerëzore dhe artificiale”– tha ai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software