About: http://data.cimple.eu/claim-review/bf67e797b1b8fd49dad9416cecd540d9056e5b7c442d8ce32b7f8527     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ripublikimi i videos së vjetër si aktuale të Kadri Veselit Deklarata “Veseli pas kthimit nga Haga: Lavdi e përjetshme e UÇK dhe popullit te Kosoves” Vlerësimi Rrenë Mbishkrimi i një video “Veseli pas kthimit nga Haga: Lavdi e përjetshme e UÇK dhe popullit te Kosoves” është i rremë. Kadri Veseli që nga arrestimi i tij dhe mbajtja në Hagë nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media dhe as nuk ka bërë postime në Facebook. Ai është kthyer disa herë në Kosovë, në përcjellje të Prokurorisë, për vizita tek familjarët që ishin të sëmurë. Artikulli Më 4 dhjetor 2023, faqja e rrjetit social në Tiktok (arkiva) dhe dy ditë më pas faqja e Facebook-ut, Menaxher per dasma (arkiva), kanë publikuar një video në të cilën shihet ish- kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. Përmes këtij materiali pretendohet se Veseli është kthyer nga Haga dhe mban mbishkrimin “Veseli pas kthimit nga Haga: Lavdi e përjetshme e UÇK dhe popullit te Kosoves”. Video në Tiktok ka marrë rreth 16 mijë pëlqime, 799 komente dhe është shpërndarë 1,728 herë. Materiali i njëjtë është publikuar me 4 dhjetor 2023, në kanalin e mediumit Ekonomia Online (arkiva) në youtube me përshkrimin “Veseli pas kthimit nga Haga: Lavdi e përjetshme UÇK-së dhe popullit të Kosovës”. Por, ky video-material është i vjetër. Bëhet fjalë për kthimin e Kadri Veselit në Kosovë pas intervistimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në dhjetor të vitit 2019. Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi aktualisht po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së. Veseli ka qenë në sallën e gjykimit më datë 11 dhjetor 2023, në të cilën seancë janë dëgjuar dëshmitarët. Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 10 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme. Në dhjetor të vitit 2019, Veseli ishte ftuar në Hagë për intervistim dhe më pas ishte kthyer në Kosovë. Më 11 dhjetor 2019, Veseli në rrjetin social Facebook kishte shpërndarë disa fotografi nga pritja që i është bërë pas arritjes në Kosovë. “Falemnderit të gjithëve për pritjen. Gjithmonë krenar me Kosovën dhe lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë”- pati shkruar ai në Facebook.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software