About: http://data.cimple.eu/claim-review/c001ff442392822283d2f07f066d9532693025a0aa1e6d97d16483ca     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë se NATO i ka ndaluar hyrjen në veri disa ministrave dhe deputetëve Deklarata Ekskluzive: NATO ua ndalon hyrjen në veri të Kosovës deputetëve të Vetëvendosjes dhe disa ministrave. Unë kam siguruar një pjesë të dokumentit prej disa faqeve dhe për informata tjera gazetarët mund t’i bëjnë pyetje KFOR-it dhe policisë së Kosovës Vlerësimi Rrenë Postimi “Ekskluzive: NATO ua ndalon hyrjen në veri të Kosovës deputetëve të Vetëvendosjes dhe disa ministrave. Unë kam siguruar një pjesë të dokumentit prej disa faqeve dhe për informata tjera gazetarët mund t’i bëjnë pyetje KFOR-it dhe policisë së Kosovës” është i rremë. Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka thënë se KFOR-i nuk ua ka ndaluar “disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës”. Ministri i administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka thënë se NATO nuk ia ka ndaluar lëvizjen e lirë të tij apo të ministrave të tjerë. Vetë gazetari Fitim Çeku, në një postim të ri, ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndalimin e hyrjes në veri të Kosovës, por ndalimin e hyrjes në objektet komunale të këtyre komunave. Artikulli Më 25.02.2024 në disa faqe të Facebook-ut është shpërndarë një informacion se NATO ua ka ndaluar hyrjen në veri të Kosovës deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të disa ministrave të kabinetit qeveritar. Informacioni është shpërndarë nga gazetari Fitim Çeku (arkiva), Universal (arkiva) dhe Plus Media (arkiva). “Ekskluzive: NATO ua ndalon hyrjen në veri të Kosovës deputetëve të Vetëvendosjes dhe disa ministrave. Unë kam siguruar një pjesë të dokumentit prej disa faqeve dhe për informata tjera gazetarët mund t’i bëjnë pyetje KFOR-it dhe policisë së Kosovës”- thuhet në postimin e Çeku, në të cilin është bashkangjitur edhe një listë me emra të deputetëve dhe ministrave të Qeverisë Kurti. Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO në komunikatën e cila është e qasshme në këtë link (arkiva) i ka quajtur të pabaza pretendimet se KFOR-i po ndalon disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës. “Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dëshiron të sqarojë se thashethemet që qarkullojnë në media sociale e që pretendojnë se KFOR-i po ndalon disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës, janë të pabaza“- ka sqaruar KFOR më datë 26.02.2024. Misioni i NATO-së në Kosovë ka thënë se ata nuk ua ndalojnë lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës. “KFOR-i nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë. Ne vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”- është thënë nga KFOR-i duke theksuar se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me institucionet në Kosovë në baza ditore. Krypometër ka kontaktuar edhe me ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili ka thënë se NATO nuk ia ka ndaluar atij lëvizjen e lirë apo ministrave të tjerë. “Ne lëvizim gjithandej krejt kohën e pa asnjë telashe. Kush e ka atë autoritet me ndalu një ministër të Republikës së Kosovës me shku me një zonë të Kosovës e një anë tjetër jo?”- ka thënë ministri Krasniqi. Krasniqi ka thënë se gjatë kësaj jave ka takime të aranzhuara me shoqërinë civile në veri të Mitrovicës. Në të njëjtin postim, te komentet, gazetari Fitim Çeku ka publikuar (arkiva) një fotografi që është nxjerrë nga Televizioni T7, në të cilën është vendosur titulli “Ministri Krasniqi pranon se KFOR-i e ndaloi në Zveçan”. Krypometër ka kontaktuar ministrin Krasniqi për të sqaruar këtë situatë. “Pyetjen e kam pasë: a ta kanë ndaluar takimin me kryetarin e Zveçanit, përgjigja ime ka qenë që kryetari i Zveçanit nuk punon prej komunës por prej Boletinit, e unë nuk shkoj me i taku kryetarët e komunave në Boletin edhe në Çabër, këtë e kam bë të qartë këtyre dy kryetarëve, që i takoj vetëm në zyrën e kryetarit”- deklaroi Krasniqi për Krypometrin. Emisioni që është përfoluar nga ministri është mbajtur më 08.02.2024, në televizionin T7. Krasniqi, në këtë emision, ishte thënë se nga KFOR në vazhdimësi ishte vlerësuar që prezenca e ministrave në objektin e komunës në Leposaviq do të krijonte pakënaqësi te popullata lokale. Në asnjë moment, Krasniqi nuk ka deklaruar se KFOR-i e ka ndaluar në Zveçan. “Unë nuk kam shku të takohem me kryetarin (e Zveçanit), kjo është e gjithë e vërteta. Në vazhdimësi kemi pasë momente kur KFOR-i ka vlerësu që prezenca e ministrave në objektin e komunës, po flas për Leposaviq, do të krijonte pakënaqësi te popullata lokale”- ishte shprehur ministri më 08.02.2024. Pas publikimit të komunikatës nga ana e KFOR-it me të cilën ata demantojnë pretendimet e gazetarit Fitim Çeku, ky i fundit e ka bërë edhe një postim të ri (arkiva). Në atë postim, Çeku ka thënë se “Drejtori i Policisë Gazemend Hoxha e ka listën e plotë në të cilën KFOR-i ka rekomanduar që 31 zyrtarë qeveritarë e deputetë të mos kenë qasje në objektet komunale në veri”. Në këtë postim, kanë reaguar qytetarët duke e ballafaquar Çekun me reagimin e bërë nga KFOR-i. Në të paktën dy përgjigje, Çeku ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndalim të hyrjes në veri, por për objekte komunale. “Reagimi i KFOR edhe pytjet e gazetarëve jane te shtrembrume. Nuk behet fjale per veri po per komunat veriore”- ka shkruar Çeku në një përgjigje për një komentues në postimin e tij në Facebook (arkiva). Krypometër ka kontaktuar me drejtorin e Policisë, Gazmend Syla, i cili ka thënë se nuk ka pranuar asnjë listë të personave të cilëve iu ndalohet hyrja në objektet komunale. Komunat në veri të Kosovës që janë të banuara me shumicë serbe janë: Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani. Në nëntor të vitit 2022, kishin dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre kryetarët e këtyre komunave, punonjësit e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte organizuar zgjedhje për kryetarët e katër komunave: Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Për shkak të bojkotimit të këtyre zgjedhjeve nga qytetarët serb, kryetarë të këtyre komunave ishin zgjedhur kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. Qytetarët serb të katër komunave vazhdimisht e kanë kontestuar procesin e zgjedhjes së kryetarëve të rinjë, duke organizuar edhe protesta të dhunshme. Në fillim të vitit 2024, bazuar në ligjet e Kosovës, kanë nënshkruar peticion për shkarkimin e tyre.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software