About: http://data.cimple.eu/claim-review/c13a17c04142de151660bef07096088e094e4db04ee701f6121c0580     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Alarmi i rremë për hyrjen e forcave serbe në territorin e Kosovës Deklarata Ekskluzive/ Dyshohet se forca serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, qytetari thotë se ja drejtuan armën (PAMJE) Vlerësimi Me kos Artikulli me titull “Ekskluzive/ Dyshohet se forca serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, qytetari thotë se ja drejtuan armën (PAMJE)” është i pasaktë dhe jo i plotë. Policia e Kosovës, në një përgjigje për Krypometër, ka thënë se Forcat Serbe kanë kryer një patrullim të përbashkët me KFOR-in. Misioni i NATO-së, KFOR kanë thënë se fotografia e publikuar mund të jetë e edituar në atë mënyrë që janë larguar nga pamja ushtaret e KFOR-it që kanë qenë duke e koordinuar një patrullim të përbashkët. KFOR-i në përgjigjen e tyre kanë thënë se Forcat Serbe nuk kanë qenë në territorin e Kosovës. Artikulli Më 17.02.2024 faqja e internetit indeksonline.net ka publikuar një artikull me titullin “Ekskluzive/ Dyshohet se forca serbe kanë hyrë në territorin e Kosovës, qytetari thotë se ja drejtuan armën (PAMJE)”. I njëjti artikull është ripublikuar edhe nga faqet e tjera, si: Zgjohu Press (Arkivi), Podujeva Vendlindja Ime – Faqja Zyrtare (Arkivi), Rugova press. (Arkivi), Botapress (Arkivi), Botapress.info (Arkivi) dhe Drenica Sot (Arkivi), gazetascanner.com (Arkivi), drenicasot.net (Arkivi), botapress.info (Arkivi), indeksonline.net (Arkivi) dhe Veriu.info (Arkivi). Në artikull thuhet se forcat serbe janë parë në territorin e Kosovës, saktësisht në fshatin Bërvenik, Komuna e Podujevës. Lajmi bazohet në një deklarim të një qytetari, i cili kishte thënë se kishte parë forcat serbe, e po ashtu se të njëjtit i ishte drejtuar arma. Në artikull nuk është cituar asnjë prej institucioneve të sigurisë, Policia e Kosovës apo KFOR-i. Krypometri më datë 17.02.2024 ka kontaktuar fillimisht me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha (Arkivi). Hoxha ka thënë se diçka e tillë, pra çfarë është prezantuar në media, nuk ka ndodhur. “Jo s’ka diçka, KFOR ka pas patrullim në atë zonë”– tha Hoxha. Krypometri po ashtu ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani (Arkivi), i cili ka thënë se Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime për të konfirmuar lajmet e publikuara në media për hyrjen e forcave policore serbe në territorin e Kosovës. “Bazuar në informacionet zyrtare bëhet fjalë për patrullime të përbashkëta, që KFOR me kontigjente të caktuara, realizon me autoritet policore serbe, ashtu siç realizon edhe patrullime të përbashkëta me njësitet relevante të Policisë së Kosovës”– tha Kelani. Tutje, zëdhënësi Kelani tha se Policia e Kosovës me njësitet relevante, përfshirë ato kufitare vazhdon patrullimet policore në ruajtje të rendit kushtetues, ofrim të sigurisë dhe parandalim të krimit ndërkufitar. Krypometër ka kontaktuar edhe me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, i cili tha se informacioni nuk është i saktë (Arkivi). “KFOR dëshiron t’i përgjigjet një lajmi të publikuar nga Indeksonline pasditen e sotme, i cili paraqet një njësi serbe duke drejtuar armët drejt civilëve në territorin e Kosovës. Ky informacion nuk është i saktë dhe nuk pasqyron atë që ka ndodhur në të vërtetë”– tha KFOR. Tutje, ky mision informoi se më 17.02.2024 në ora 14:45h, një njësi letoneze që i përkiste KFOR-it po përgatitej të fillonte një patrullë të planifikuar të sinkronizuar me Forcat e Armatosura Serbe, përgjatë të dy anëve të vijës kufitare. Sipas KFOR në kohën kur u bë fotografia në fjalë, ‘personeli letonez po koordinohej me homologët e tyre serbë, të cilët ishin pozicionuar në anën e tyre të vijës kufitare administrative’. “Është e rëndësishme të theksohet se skuadra letoneze ishte pozicionuar më tej pas liderit të tyre, i cili ishte i përfshirë në koordinimin e aktiviteteve me Forcat e Armatosura Serbe”– thuhet në komunikatë të KFOR. Tutje u tha se imazhi mund të ishte prerë për të përjashtuar pjesët që përshkruanin liderin letonez duke biseduar me udhëheqësin e njësitit serb. “Patrulla e sinkronizuar është kryer në mënyrë profesionale dhe në respekt të plotë të procedurave të përcaktuara mirë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së, duke ofruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”– u tha tutje në deklaratën e KFOR-it. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, 13,535 persona janë vrarë dhe zhdukur me forcë në Kosovë gjatë viteve 1998-2000. Sipas të dhënave të Fondit për të Drejtën Humanitare, gjatë luftës në Kosovë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre rreth 1 milion qytetarë të Kosovës. NATO kishte filluar një sulm ajror kundër forcave të armatosura të drejtuara nga Sllobodan Millosheviq, të cilat kishin zgjatur 78 ditë. Pas sulmeve ajrore të NATO-s në vitin 1999 kundër Jugosllavisë, është arritur Marrëveshja Teknike Ushtarake që ndryshe njihet si marrëveshja e Kumanovës. Marrëveshja është nënshkruar në mes të NATO-së dhe Qeverive të Jugosllavisë dhe Serbisë. Marrëveshja ndër të tjera parashihte që Serbia të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova dhe vendosja e forcave paqëruajtëse të NATO-s (KFOR). “Prania Ndërkombëtare Ushtarake” është rregulluar në nenin 153 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. “Pavarësisht dispozitave tjera të kësaj Kushtetute, Prania Ndërkombëtare Ushtarake ka mandatin dhe kompetencat e përcaktuara nga instrumentet relevante ndërkombëtare, përfshirë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007”- thuhet në pikën e parë të nenin 153 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 15.12.2022, kishte bërë kërkesë në NATO për kthimin e forcave serbe në Kosovë, me arsyetimin se KFOR-i nuk po e kryenin misionin e tyre për të mbrojtur qytetarët serb. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) e kishte refuzuar kërkesën e Vuçiqit për kthimin e trupave serbe në Kosovë. Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, e cila është njohur nga 117 shtete. Kosova është bërë anëtare e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, ka marrëdhënie diplomatike me shumë shtete, si dhe ka ushtrinë e saj.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software