About: http://data.cimple.eu/claim-review/c2c53e2258a97da15968e9425a5b12f50e0ec3e231e9f4ce02839bf8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shpend Ahmetit i Del e Saktë Data për Ujin Deklarata Shpend Ahmeti: “Fabrika e Ujit është gati që pas datës 17 Mars të lëshohet në testim” Vlerësimi E vërtetë Data e dhënë nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për fillim të punës së fabrikës së Ujit në Shkabaj ka rezultuar e saktë. Me datën 17 mars ka nisur testimi i fabrikës së Ujit në Shkabaj. Përkundër që është lëshuar në punë fabrika e ujit, krerët e Ujësjellësit kanë thënë se duhet pritur fundin e muajit për të pasur i gjithë qyteti ujë pandërprerë. Krypometri do të përcjellë nga afër nëse premtimi për furnizim me ujë pandërprerë do të realizohet brenda datave të reja të premtuara. Artikulli Me datën 17 mars ka nisur testimi i fabrikës së Ujit në Shkabaj. Nga kjo Fabrikë do të furnizohen me ujë komuna e Prishtinës, ajo e Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Ndërsa indirekt nga kjo fabrikë do të përfitojnë edhe komuna tjera si: Podujeva, Graçanica, Drenasi, Lipjani dhe Shtimja. Për ndërtimin e kësaj fabrike janë investuar 35 milionë euro. Këto mjete janë siguruar nga Qeveria Gjermane dhe Komisioni Europian përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), Qeveria e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Kompania Ujësjellësi Rajonal ”Prishtina”-SH.A. Në përurimin e fabrikës së ujit ka pasur një garë për marrjen e meritave për finalizim të projektit. Kryetari Shpend Ahmeti i pari e ka postuar një selfie nga fabrika e re e ujit. Përurimi i kësaj fabrike sot u shndërrua në një mini-festival partiak të përvetësimit të meritave për realizimin e projektit. Kryeministri Isa Mustafa në fjalën e tij ia ka kujtuar kryetarit Shpend Ahmeti se ka qenë ai në krye të Prishtinës kur e ka nisur këtë projekt. “Unë veçmas jam i kënaqur, sepse edhe mua më ka rënë hise para pesë viteve kur e kemi përgatitur dokumentacionin për këtë investim që të nënshkruajmë, që të përcaktojmë strukturën e financimit”, tha Mustafa. E ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, e ka lidhur projektin me emrin e programit të PDK-së, Misioni i ri. “Misioni ynë për ujë dhe energji të bollshme po realizohet”, ka shkruar Stavileci në Facebook. Përkundër që është lëshuar në punë fabrika e ujit, krerët e Ujësjellësit kanë thënë se duhet pritur fundin e muajit për të pasur i gjithë qyteti ujë pandërprerë. Krypometri do të përcjellë nga afër nëse premtimi për furnizim me ujë pandërprerë do të realizohet brenda datave të reja të premtuara. Deri më tani, datat e premtuara nga kryetari i Komunës Shpend Ahmeti nuk kanë rezultuar të vërteta.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software