About: http://data.cimple.eu/claim-review/c2f971f115ef3470a7f8c4ad751fa90737a5a81279b1052f3c675abb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Avdullah Hoti - LDK Rrena e kryeministrit Hoti rreth emërimit të djalit të Haxhi Shalës si konsull Deklarata Avdullah Hoti (25.11.2020): “Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua. Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike” Vlerësimi Rrenë e kryptë KALLXO.com ka gjetur se deklarata e kryeministrit Hoti, e dhënë sot, lidhur me emërimin e Flakron Shalës konsull në Pragë është rrenë e kryptë, sepse, ish-presidenti Thaçi dekretin për emërimin e Shalës ua kishte dërguar Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Flakron Shalës. Artikulli Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka qenë i informuar për emërimin e djalit të deputetit Haxhi Shala, Flakron Shalës, në pozitën e konsull i Përgjithshëm në Pragë. “Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua. Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike”, ka shkruar Hoti në Facebook. Mirëpo, në dekretin e ish-presidentit për emërimin e Shalës në këtë pozitë, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, bëhet e ditur se ky vendim i është dërguar Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Flakron Shalës. Flakron Shala ishte dekretuar më 20 tetor në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm në Pragë. Emërimi i Shalës në këtë pozitë kishte ardhur pas rekomandimit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Stublla- Haradinaj, e cila përmes një shkrese të datës 28 shtator. Emërimi i Flakron Shalës në këtë pozitë vjen pak muaj pas formimit të Qeverisë Hoti. Vota e deputetit Haxhi Shala ishte konsideruar si vendimtare për këtë Qeveri. Madje Shala në seancën e 3 qershorit kishte deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj e kishin vizituar pas mesnate për t’ia ndërruar mendjen për të votuar pro Qeverisë Hoti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software