schema:text
| - Rrena për ndalimin e shitjes së prodhimeve të “Huawei”-t në Kosovë
DeklarataFaqja e Internetit
Vlerësimi
Pjesërisht e vërtetë
Titulli i artikullit ‘Kosova ndalon këto pajisje, paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare’ është i rremë. Ndalesa e vendosur nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) për blerjen e produkteve të kompanisë “Huawei” vlen vetëm për institucionet publike. Nuk ka vendim të Qeverisë së Kosovës apo Doganës që ndalon importin e prodhimeve të “Huawei”. Në dyqanet online në Kosovë ka produkte të “Huawei”-t që janë në shitje.
Artikulli
Më 26 prill 2023 faqja e internetit “ShikoVideo” ka publikuar një artikull me titullin ‘Kosova ndalon këto pajisje, paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare’.
Titulli në fjalë flet për ndalimin e përdorimit të pajisjeve të kompanisë “Huawei” në Kosovë.
Por, ky titull nuk është plotësisht i vërtetë, pasi ndalesa e vendosur nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) për blerjen e këtyre pajisjeve vlen vetëm për institucionet publike.
Pra, nuk ka vendim të Qeverisë së Kosovës apo Doganës që ndalon importin e prodhimeve të “Huaëei”. Pra, qytetarët e Kosovës mund të vazhdojnë të blejnë pasjisje të ngjashme. Në dyqanet online në Kosovë ka produkte të “Huawei”-t që janë në shitje.
KALLXO.com ka marrë përgjigje nga Dogana e Kosovës, të cilët kanë thënë që nuk kanë pranuar ndonjë vendim për të ndaluar importin e pajisjeve të prodhuesit “Huaëei”.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë se nuk ka ndonjë ndales për ndalimin e importit të gjitha prodhimeve të Huaweit.
Në dyqanet online në Kosovë ka produkte të “Huawei”-t që janë në shitje.
Kompanitë për të cilat KRPP ka vendosur ndalesë për blerje nga ana e institucioneve publike janë: Dahua Technology Company, Hikvision Digital Technology Company, Huaëei Technologies Company, ZTE Corporation, Hytera Communications Corporation, AO Kaspersky Lab.
|