About: http://data.cimple.eu/claim-review/c58435a1964f7124a319b1836152c84978933d299fe75236b8eb53d1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrencat e liberalizimit të vizave Deklarata Ajo çka e kemi qëllim parësor është që në dhjetor (2018) qytetarët të lëvizin lirshëm Vlerësimi Rrenë e kryptë Ka kaluar një vjet që kur Presidenti, Kryeparlamentari dhe kryeministri më tre zëvendësit e tij ia kanë uruar qytetarëve të Kosovës liberalizimin e vizave. Liberalizimi nuk ka ndodhur as gjatë këtij viti, ndërkohë që kryeministri ka dhënë edhe një premtim, të cilin KRYPOMETRI do të vazhdojë të monitorojë. Artikulli Saktësisht 1 vit më herët, 6 burrat e Kosovës kishin udhëtuar me aeroplanin privat të Behgjet Pacollit për në Bruksel. Pas kësaj vizite, ashtu siç pritej, 18 korriku i vitit të kaluar kishte kaluar nën urimet e politikanëve për marrjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Nga Brukseli, Komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos kishte deklaruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe se gjithçka do të varej nga Parlamenti dhe Këshilli i Evropës. “Sot mund të konfirmojmë që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Është tash në dorën e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të vazhdojnë që të lëvizin përpara me propozimin tonë”, kishte thënë Avramopoulos, më 18 korrik të 2018. Me t’i dëgjuar këto fjalë, 6 burrat e Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardani Gashi nisen për në Prishtinë, ku ftojnë konferencë të jashtëzakonshme për media nga aeroporti “Adem Jashari”. Ata nga aty, urojnë qytetarët për liberalizimin e vizave, duke thënë se brenda 2018, qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm. “Sot është një ditë e madhe për Kosovën. Dua t’i falënderoj të gjithë për angazhimin e tyre dhe t’i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë vendim të madh e meritor për vendin. Ne kemi besim të plotë se i tërë ky proces do të përmbyllet gjatë këtij viti”, kishte thënë Thaçi më 18 korrik të vitit të kaluar. “Është lajm shumë i mirë, urime të gjithëve, e kemi merituar këtë lajm. Ajo çka e kemi qëllim parësor është që në dhjetor qytetarët të lëvizin lirshëm”, kishte thënë Veseli para mediave më 18 korrik të 2018. 2018 ka përfunduar, por jo edhe pritjet e qytetarëve të Kosovës për liberalizim të vizave. Të 6 liderët kishin gënjyer kur kishin deklaruar se brenda vitit do të ketë liberalizim të vizave. https://kallxo.com/thaci-rekomandimi-pozitiv-e-arritur-historike/ Ndërkohë, sot kryeministri i Kosovës sërish e ka dhënë një premtim për liberalizim të vizave kur është pyetur për deklarimet e bëra para një viti. Haradinaj ka thënë se liberalizimi është më afër se sa që mendojmë. Ai ka thënë se lajmi për liberalizim është çështje javësh.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software