| schema:text
| - Deklaratat e pa-thëna nga Berat Buzhala dhe hoxha Osman Musliu
Deklarata
Baba hoxhë jam ardh me m’fry, ose shkruma naj hajmali, se bon diçka, kam ankth, nuk po muj ha as flej
Vlerësimi
Rrenë
Postimi “Baba hoxhë jam ardh me m’fry, ose shkruma naj hajmali, se bon diçka, kam ankth, nuk po muj ha as flej” është i rremë. Në këtë postim janë përdorur dy citate fiktive që nuk janë thënë as nga Berat Buzhala dhe as nga hoxha Osman Musliu.
Artikulli
Më 5 prill 2023 faqja në Facebook “Specbuk” ka publikuar një fotografi të gazetarit Berat Buzhala dhe hoxhës, Osman Musliu.
Fotografia është ilustruar me një deklaratë që gjoja është thënë nga Buzhala, në të cilën thuhet se “Baba hoxhë jam ardh me m’fry, ose shkruma naj hajmali, se bon diçka, kam ankth, nuk po muj ha as flej”.
Ndërsa, në po këtë fotografi është shkruar edhe përgjigjja që gjoja ka dhënë hoxha Osman Musliu, në të cilën thuhet “Tybe bir sen nuk ki, ankthi yt e ka emrin Albin, jo hoxhë po as ilaç nuk ka që të shëron”.
Kjo faqe ka pretenduar se këto fjalë janë thënë nga Berat Buzhala dhe hoxha Osman Musliu, por këto citate janë të fabrikuara dhe nuk janë thënë nga Buzhala e Musliu.
Fotografia që është përdorur për ilustrim është postuar më 5 prill 2023, në profilin e gazetarit Berat Buzhala, ndërsa disa ditë më pas në portalin Nacionale është publikuar video e bisedës së Buzhalës me hoxhën Musliu.
Në video Buzhala dhe Musliu nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë të tillë apo të ngjashme me atë që është paraqitur në faqen “Specbuk”.
“Specbuk” ka 35 mijë ndjekës në Facebook, ndërsa fotografia që përmban deklarata të pa vërteta është shpërndarë nga 12 profile në këtë rrjet social.
|