schema:text
| - Ripublikohet një deklaratë e vjetër e Kurtit me titull të nxjerrë nga konteksti dhe të hiperbolizuar
Deklarata
U Zbulua Nje Pjese E Bisedes Se Kurtit Me Macron – Kerkesa E Çuditshme E Frances Po Gezon Serbet, “Goditje” Per Albin Kurtin
Vlerësimi
Me kos
Titulli është i nxjerrë nga konteksti dhe i hiberbolizuar, ndërsa në tekst është përdorur një pjesë e intervistës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhënë për gazetën ‘Le Monde’ në qershor të vitit 2021. Në këtë pjesë të shkëputur, Kurti thotë se Macron e ka pyetur për ‘kompromis’ se cfarë mund t’i japë Kosova në këmbim të njohjes Serbisë. Por nuk ka pasur kërkesë që i ‘gëzon’ serbët dhe ‘godet’ Albin Kurtin. Artikulli nuk ka asnjë dëshmi e cila argumenton që në serbi ka pasur deklarata të cilat argumentojnë që dikush i është gëzuar deklaratave të Macron.
Artikulli
Artikulli: Faqja e internetit Lajme.Buzz ka publikuar një lajm, në titullin e së cilit ka pretenduar se një kërkesë e presidentit francez Macron ka ‘gëzuar’ serbët dhe ka ‘goditur’ kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Lajmi së fundmi është shpërndarë edhe në Facebook, nga faqe si: Lajme Buzz. Ndërsa më herët, në muajin janar të këtij viti dhe në qershor të vitit të kaluar është shpërndarë edhe në faqet e tjera të Facebook si: Der Albaner, Der Kosova Albaner, Ich Bin Albaner, Der Albaner + .
Titulli është i nxjerrë nga konteksti dhe është i hiperbolizuar. Në tekst është shkëputur një pjesë nga intervista e kryeministrit Albin Kurti, dhënë për gazetën franceze ‘Le Monde’.
Në këtë intervistë, Kurti thotë se presidenti Macron e ka pyetur ‘se çfarë mund t’i japë Kosova, Serbisë në këmbim të njohjes’. Ndërsa Kurti thotë se ka pyetur se kur Serbia mund ta njohë Kosovën. Por nuk ka pasur kërkesë nga Macron që i ‘gëzon’ serbët dhe e ‘godet’ Albin Kurtin.
Duke pasur parasysh se deklarata është nxjerrë nga konteksti, është ndryshuar dhe hiperbolizuar, lajmi konsiderohet i pasaktë.
Deklarata e saktë e Kurtit: “Në nivelin diplomatik, i kërkova Presidentit Macron të lidhte njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën, edhe për të fituar një ulëse për Kosovën në Kombet e Bashkuara, sepse këto dy çështje, sipas mendimit tim, nuk duhet të ndahen. Z. Macron më pyeti se çfarë është e gatshme t’i japë Kosova Serbisë në këmbim të njohjes, por pyetja e vërtetë është: Kur do të ishte e gatshme Serbia ta njohë Kosovën? Besoj se duhet të ndalemi me taktikën e dhënies gjithmonë më shumë Serbisë, duke mos qenë kurrë e kënaqur me shkëmbim”.
Deklarata e keqinterpretuar: “U zbulua nje pjese e bisedes se Kurtit me Macron – Kerkesa e çuditshme e Frances po gezon serbet, “goditje” per Albin Kurtin. Kurti: Macron më pye,ti se çfarë mund të japë Kosova për njoh,jen nga Serbia.Kryeministri Albin Kurti ka zhvill,uar një intervistë për gazetën franceze “Le Monde” ku ka zbu,luar edhe detaje nga takimi qe ka pas,ur në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron. Kurti në këtë inter,vistë ka thënë se Macron e ka pyetur se çfarë mund të japë Kosova në këmbim të njo,hjes së Serbisë.Kryeministri Kurti ka thë,në poashtu se i ka kërkuar Macronit që ta li,dhë njohjen e ardh,shme të Serbisë për Kosovën”.
|