About: http://data.cimple.eu/claim-review/c7c1228e2dbf6eecf9c6394d9d6c43ccd34da3d0b6d62cb607cc38af     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë për makinën për transplantin e kokës Deklarata Makina e parë në botë për translantin e kokës Vlerësimi Rrenë Video e publikuar me titullin “Makina e parë në botë për translantin e kokës” nuk është reale pasi nuk është prodhuar ende makina që bënë transplantin e kokës. Kjo video është realizuar duke përdorë Inteligjencën Artificiale, gjë që është konfirmuar edhe nga vetë personat që e kanë publikur këtë video. Transplanti i kokës ende është vetëm ide, ndërsa shumë studiues thonë se një gjë e tillë është e pamundur. Artikulli Më 22.05.2024, faqja në Facebook e Radio Televizioni Shqiptar– RTSH është publikuar (arkiva) një video me përshkrim “Makina e parë në botë për transplantin e kokës”. Video në të cilën shfaqet procesi i transplanit është shikuar 1.8 milion herë dhe ka marrë rreth 3 mijë komente. Një postim i ngjashëm është bërë edhe në profilin (arkiva) tjetër në Facebook, që ka marrë 1.4 milion shikime. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontrolluar vërtetësinë e kësaj videoje si dhe ka konsultuar publikimet shkencore që janë bërë rreth transplantimit të kokës. Krypometër, përmes Google Lens, ka gjetur se kjo video ka marrë mbi 500 shpërndarje dhe është bërë nga Hashem Al- Ghaili (arkiva), regjisor jemenas i cili ka 34 milionë ndjekës dhe i cili edhe në të kaluarën kishte publikuar video që ishin nxjerrë jashtë kontekstit nga faqet e tjera. Në këtë postim është vënë mbishkrimi “Technology” dhe “AI” (Inteligjenca Artificiale) duke i bërë të ditur kështu lexuesit se kjo video është prodhuar duke përdorë inteligjencën artificiale. Në postimet që janë bërë në faqen e internetit “BrainBrige” është kërkuar bashkëpunëtor profesional për të quar përpara idenë e transplatimit të kokës. MIT Technology Revieë, ka thënë se video është e prodhuar me Teknologji Artificiale. Ata madje e kanë cituar Alex Zhavoronkov, themeluesi i Insilico Medicine, i cili e ka pranuar se ka ndihmuar në prodhimin e kësaj video. “Mund të konfirmoj se kam ndihmuar në hartimin dhe financimin e disa gjërave”- ka thënë Zhavoronkov për MIT Technology Revieë. Çfarë thotë shkenca për transplantimin e kokës? Transplantimi i kokës është një ide që ka ngjallur shumë interes dhe diskutime në komunitetin shkencor dhe në publikun e gjerë, por ende nuk është realizuar në praktikë dhe mbetet në fazat eksperimentale dhe teorike. Ka pasur disa ide dhe propozime për të realizuar transplatimin e kokës, por të cilat asnjëherë nuk janë realizuar në praktikë. Në të kaluarën ishte raportuar në Afrikën Jugore është bërë transplanti i parë i kokës, mirëpo i njëjti lajm ishte vlerësuar si i rremë nga verifikuesi i fakteve Snopes.com. Përpos kompleksiteti kirurgjik dhe anës etike, këto përpjekje janë pritur me skepticizëm nga komuniteti shkencor. Një nga mjekët dhe ekspertët që ka shprehur skepticizëm të thellë lidhur me transplantimin e kokës është Dr. Hunt Batjer, neurokirurg i njohur dhe ish-president i Shoqatës Amerikane të Neurokirurgëve. Ai ka qenë shumë kritik ndaj pretendimeve të Dr. Sergio Canavero për transplatim të kokës dhe ka thënë se transplantimi i kokës nuk është i mundshëm me teknologjinë dhe njohuritë aktuale mjekësore. Batjer ka deklaruar se ka shumë sfida të pakapërcyeshme në lidhje me lidhjen e palcës kurrizore, dhe ka paralajmëruar për rreziqet e rënda që lidhen me një operacion të tillë, përfshirë mundësinë që pacienti të përfundojë në gjendje shumë të keqe, madje më keq se vdekja. Siç raporton CNN, Batjer dhe shumë kolegë të tij besojnë se një procedurë e tillë nuk është e realizueshme dhe nuk ka bazë shkencore të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet për sukses të mundshëm në një të ardhme të afërt.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software