schema:text
| - Rrena se kryeministri Kurti thirri mbledhje urgjente pas dyshimit për dhunimin e 11-vjeçares
Deklarata
E mitυra u рërdhυnυa рër 7 orë nga реѕë bυrra, Albin Kυrti mbledhje URGJENTE: Nυk ka aѕgjë më të rëndëѕiѕhme se ѕiguria e νajzaνe!”.
Vlerësimi
Pjesërisht e vërtetë
Titulli i këtij artikulli është i rremë, pasi Qeveria e Kosovës që udhëhiqet nga Albin Kurti nuk ka mbajtur mbledhje urgjente. Albin Kurti e udhëheq edhe Lëvizjen Vetëvendosje, por as kjo parti nuk ka mbajtur mbledhje urgjente. Përveç kësaj, në përmbajtje të këtij artikulli nuk flitet fare për mbledhjen e thirrur nga Albin Kurti. Në artikull flitet për një ftesë të publikuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti për një mbledhje urgjente të grupit të deputetëve.
Artikulli
Në faqen e internetit onlinenews54.com, është publikuar një artikull me titull: “E mitυra u рërdhυnυa рër 7 orë nga реѕë bυrra, Albin Kυrti mbledhje URGJENTE: Nυk ka aѕgjë më të rëndëѕiѕhme se ѕiguria e νajzaνe!”.
I njëjti artikull është shpërndarë edhe në disa në Facebook si: Informohu, Lajme Fresh24, Balkan Express, Info KS.
Titulli i këtij artikulli është i rremë, pasi Qeveria e Kosovës që udhëhiqet nga Albin Kurti nuk ka mbajtur mbledhje urgjente. Albin Kurti e udhëheq edhe Lëvizjen Vetëvendosje, por as kjo parti nuk ka mbajtur mbledhje urgjente.
Përveç kësaj, në përmbajtje të këtij artikulli nuk flitet fare për mbledhjen e thirrur nga Albin Kurti. Në artikull flitet për një ftesë të publikuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti për një mbledhje urgjente të grupit të deputetëve.
“Nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjente për rastin e rëndë të dhunimit. Gjithçka duhet të jetë me urgjencë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për institucionet dhe shoqërinë tonë se siguria e vajzave. Mllefin duhet ta kthejmë në drejtësi. Asnjë vajzë më. Asnjë. Bash asnjë. #Asnjëmë”- ka shkruar deputetja Tinka Kurti në Facebook me datë 29 gusht 2022.
Një 11 vjeçare po dyshohet se më 27 gusht 2022 është dhunuar nga pesë persona të dyshuar.
11-vjeçarja dyshohet se derisa ishte duke ecur në një park në Prishtinë, fillimisht ishte ndaluar e më pas dhunuar seksualisht brenda një intervali prej 7 orëve nga disa persona.
Dosjen e Prokurorisë lidhur me rastin e gjeni KËTU.
|