About: http://data.cimple.eu/claim-review/c85ee0969eb6348366bd3d23326614d27a120a5f27e79c7095e6a591     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë se Serbia e njeh Kosovën Deklarata Serbia njeh Kosovën/ Ja lajmi I madh Vlerësimi Me kos Titulli i videos “Serbia njeh Kosovën/ Ja lajmi I madh”- është i rremë. Serbia nuk e ka njohur Kosovën. Serbia vazhdon ta konsiderojë Kosovën si pjesë të saj në Kushtetutën e vet edhe pse Serbia ka tërhequr të gjitha forcat policore e ushtarake nga Kosova në vitin 1999. Republika e Kosovës e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe nga ajo kohë është njohur nga më shumë se 100 shtete. Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet, ndërkohë që një dialog për normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Europian është duke vazhduar që nga viti 2011. Artikulli Më 30.09.2024 faqja në Facebook “Ntv Televizion” (arkiva) ka publikuar një përmbajtje përmes të cilës pretendon se Serbia e ka njohur Kosovën. Video mban titullin “Serbia njeh Kosovën/ Ja lajmi I madh”. E njëjta është publikuar edhe në YouTube, por në një version më të gjatë. Krypometër ka analizuar atë se çka është paraqitur në përmbajtjen e plotë dhe ka gjetur se bëhet fjalë për një artikull të një ish-deputeti të Kuvendit të Serbisë, Dragan Sormaz, i publikuar nga mediumi serb “Danas”. Në përmbajtjen e artikullit janë shkruar pikëpamje personale të Sormaz, i cili parshikon se veprimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të çojnë deri në njohjen de-facto të Kosovës. “Kjo do të çojë në nënshkrimin e ‘marrëveshjes përfundimtare ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës’ dhe do të na mundësojë anëtarësimin në BE dhe NATO. E gjithë kjo do të ndodhë në vitin 2025”- thuhet në shkrimin e ish-deputetit. Krypometër ka kontrolluar faqet zyrtare të institucioneve të Kosovës, përkatësisht Zyrën e Kryeministrit, por nuk ka gjetur ndonjë njoftim për njohje nga Serbia. As te lista e njohjeve të publikuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk figuron se shteti serb e njeh Kosovën. Njohja e fundit që është publikuar është ajo e Izraelit, më 01.02.2021. Gjithashtu është kontrolluar edhe faqja zyrtare e Presidencës së Serbisë, por as aty nuk ka ndonjë komunikatë zyrtare që njofton për njohje të Kosovës. Serbia e konsideron Kosovën si pjesë të saj në Kushtetutë dhe aty kërkon nga të gjitha institucionet që të angazhohen në mbrojtje të interesave të saj në Kosovë. Negociatat 13 vjet më parë, Kosova dhe Serbia nisën përpjekjet për normalizim të raporteve mes dy shteteve. Në vitin 2011, dialogu mes dy shteteve nisi për çështje teknike, por gjatë gjithë kohës kishte çështje politike që ishin pengesë dhe u diskutuan gjatë këtij dialogu. Më 02.07.2011, njëra prej ujdive të para mes Kosovës dhe Serbisë ishte ajo mbi lëvizjen e lirë. Atë kohë në krye të negociatave nga Kosova ishte Edita Tahiri, e cila mbante edhe postin e zëvendëskryeministres. Ndërsa, si kryenegociator nga Serbia ishte Borko Stefanoviq. Ndërsa 11 vjet më parë u arrit marrëveshja e parë e parimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, më 19.04.2013 në Bruksel. Hashim Thaçi, në atë kohë kryeministër i Kosovës dhe Ivica Daçiq firmosën ujdinë me 15 pika, që synonte normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Zhvillimet politike në Kosovë i ka karakterizuar dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, proces të cilin e përcollën shumë marrëveshje të nënshkruara por që pak prej tyre kanë arritur të zbatohen. Në fillim të vitit 2023, palët u dakorduan që përmes propozimit të Bashkimit Europian, i njohur si “plani franko-gjerman”, të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, që sipas nenit 10 të planit “mbeten të vlefshme dhe të detyrueshme”. Marrëveshja me 11 nene, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Aneksi i dakorduar më 08.03.2023 në Ohër, ka paraparë që Kosova të nisë menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software