About: http://data.cimple.eu/claim-review/ca3980796c59758231272227ac24a6d050c5847b927057a9b447a1c7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e rreme për Ramush Haradinajn që i mveshet ambasadorit Hovenier Deklarata Liderët politikë mundohen të djegin rivalët e tyre, por Ramushi fuqishëm djeg vetveten. Politika dhe Ramush Haradinaj janë dy botë diametralmente të kundërta Vlerësimi Rrenë Është i rremë mbishkrimi “Liderët politikë mundohen të djegin rivalët e tyre, por Ramushi fuqishëm djeg vetveten. Politika dhe Ramush Haradinaj janë dy botë diametralmente të kundërta”- i vendosur mbi fotografinë e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Ambasadori Hovenier nuk e ka bërë një deklaratë të tillë. Ambasada e SHBA në Kosovë ka thënë se “kjo grafikë është tërësisht e fabrikuar dhe nuk pasqyron pikëpamjet apo deklaratat e ambasadorit Hovenier në asnjë mënyrë”. Artikulli Më 21.12.2024, një profil në Facebook (arkiva) ka publikuar një fotografi të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, në të cilën është vendosur një citat në të cilin ambasadori gjoja ka folur për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Fotografisë së Ambasadorit Hovenier i është vendosur mbishkrimi “Liderët politikë mundohen të djegin rivalët e tyre, por Ramushi fuqishëm djeg vetveten. Politika dhe Ramush Haradinaj janë dy botë diametralmente të kundërta”. Kjo deklaratë, që i mvishet Hovenierit, është publikuar në kohën kur ai pritet të largohet nga misioni në Kosovë, ndërsa Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën e tij për kryeministër të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të caktuara për 09.02.2025. Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër fillimisht ka kërkuar në internet dhe në faqën zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, mirëpo nuk ka gjetur asnjë postim tjetër me përmbajtje të tillë. Krypometër ka kontrolluar edhe dy intervistat që Amabasadori Hovenier i ka dhënë për televizionet lokale (shih këtu dhe këtu), por në asnjërën prej tyre, Hovenier nuk ka deklaruar një gjë të tillë. Për të qartësuar vërtetësinë e deklaratës, Krypometër ka kërkuar informacione nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Në një përgjigje me shkrim, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka thënë se postimi është i fabrikuar. “Kjo grafikë është tërësisht e fabrikuar dhe nuk pasqyron pikëpamjet apo deklaratat e ambasadorit Hovenier në asnjë mënyrë”- thuhet në përgjigjen e Ambasadës dhënë për Krypometër. Haradinaj dhe Hovenier kanë zhvilluar takim lamtumirës më 18.12.2024. Në këtë takim Haradinaj, i ka ndarë atij mirënjohjen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”! “Jeffrey Hovenier, ka qenë shumë më shumë se sa Ambasador. Ai ishte mik, partner e kontribuues i jashtëzakonshëm i afrimit të Kosovës me Amerikën dhe Amerikës me Kosovën. E jashtëzakonshme ka qenë ndihma e tij edhe në kapërcimin e sfidave me të cilat jemi përballur gjithë këto vite si dhe në forcimin e demokracisë në vend”- ka shkruar Haradinaj. Hovenier do të largohet nga misioni në Kosovë këtë muaj. Presidentja Vjosa Osmani, më 10.12.2024 ka ndarë urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” për ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Ai është nominuar për ambasador në Kosovë në muajin korrik 2021, nga presidenti amerikan, Joe Biden.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software