About: http://data.cimple.eu/claim-review/cb4e7bf8bc1f4abdc53e11bfc7ce12af98d5b4ec049d49365f7954a4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Albin Kurti e trash rrenën për zëvendësministrat Deklarata Jemi dakorduar që në Qeverinë e ardhshme t’i kemi 15 ministri gjithsej, t’i kemi 2 zëvendëskryeministra dhe do të jenë diku rreth 33 zëvendësministra Vlerësimi Rrenë Albin Kurti është tërhequr edhe prej premtimit për numrin e zëvendësministrave që do të ketë qeveria e tij. Ai fillimisht ka thënë se qeveria Kurti do të ketë rreth 33 zëvendësministra, ndërsa sot ka deklaruar se në fakt do të emërohen 35 zv.ministra. Pra, në qeverinë e tij, do të jetë 5 ministri me nga 3 zv.ministra. Sado që numri i zv.ministrave është dukshëm me i ulët se sa i qeverisë paraprake që i kishte rreth 80 zëvendësministra, prapë Kurti nuk e ka mbajt fjalën e dhënë. Artikulli Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti brenda pak ditësh është tërhequr edhe prej premtimit për numrin e zëvendësministrave që pritet t’i ketë qeveria e tij. Kurti fillimisht ka deklaruar se Qeveria e tij do t’i ketë rreth 33 zëvendësministra, ndërkaq së fundi ka thënë se do të jenë rreth 35 zyrtarë në këtë pozitë. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të dielën me 2 shkurt doli në një konferencë të përbashkët me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, për të njoftuar se e kanë nënshkruar koalicionin për bashkëqeverisje. Ai tha se janë marrë vesh që ekzekutivi i ri t’i ketë rreth 33 zëvendësministra. “Jemi dakorduar që në Qeverinë e ardhshme t’i kemi 15 ministri gjithsej, t’i kemi 2 zëvendëskryeministra dhe do të jenë diku rreth 33 zëvendësministra”, tha Kurti. Ndërkaq, sot me 5 shkurt Kurti e rriti numrin e zëvendësministrave. “Ne nuk i kemi përcaktuar emrat e zëvendësministrave ende, do ta bëjmë sa më shpejt që të jetë e mundur kjo gjë. Do t’i kemi gjithsej rreth 35 zëvendësministra nga mbi 80 sa kanë qenë dikur”, tha Kurti. Duke marrë parasysh që qeveria e tij i ka 15 ministri, atëherë i bie që të paktën 5 ministri do t’i kenë nga 3 zëvendësministra. Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin është formuar me 3 shkurt të këtij viti, pas më shumë se 4 muaj negociata ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. LVV dhe LDK në bashkëqeverisje do t’i kenë 15 ministri, nga gjashtë secila parti si dhe 3 ministri të tjera janë caktuar për komunitetet jo-shumicë në Kosovë. Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software