schema:text
| - Pretendimi i rremë për videon e fëmijës së vdekur palestinez
Deklarata
“Përqafimi më i dhimbshëm në të gjithë historinë njerëzore! Maceja duke i dhënë Iamtumirën e fundit shokut të saj, fëmijës së vrarë paIestinez”.
Vlerësimi
Rrenë
Përshkrimi i video “Maceja duke i dhënë Iamtumirën e fundit shokut të saj, fëmijës së vrarë paIestinez” është i rremë. Kjo video nuk është realizuar në vitin 2023, pas fillimit të luftës në mes të Hamasit dhe Izraelit. Krypometri ka gjetur se kjo video është publikuar më 24 Prill 2021 në rrjetin social Rus VK dhe flitet vetëm për një mace që përqafon një fëmijë të sëmurë. Video në fjalë nuk ka lidhje me konfliktin dhe viktimat e fundit mes Izraelit dhe Palestinezëve.
Artikulli
Më 15 tetor 2023 faqja e rrjetit Instagram mrekullitecekurankuranekuran (arkiva) ka publikuar një video të një fëmije me një mace afër tij me pretendimin se trupi është i një fëmije të vrarë palestinez.
Video është publikuar me mbishkrimin: “Përqafimi më i dhimbshëm në të gjithë historinë njerëzore! Maceja duke i dhënë Iamtumirën e fundit shokut të saj, fëmijës së vrarë paIestinez”.
Ky postim në këtë faqe të instagram ka marrë 373 shpërndarje dhe 22 komente.
Raportimi në këtë faqe është i rremë pasi videoja daton nga viti 2021 dhe nuk ka të bëjë më viktimat e konfliktit të fundit mes Izraelit dhe militantëve palestinez.
Krypometri ka gjetur se kjo video është publikuar më 24 Prill 2021 në rrjetin social Rus VK me mbishkrimin: “Ne nuk i meritojmë ato apo dashurinë e tyre. Kotelja jonë ishte aq e shqetësuar për fëmijën tonë kur u sëmurë. Kotka nuk u largua nga ana e fëmijës për asnjë minutë.”
Në përshkrimin e kësaj videoje thuhet se macja vetëm ka përqafuar fëmijën e sëmurë, pra nuk është i vdekur.
Më 7 tetor 2023, militantët e Hamasit filluar një sulm ajror e tokësor kundër Izraelit. Pas këtyre sulmeve, Izraeli njoftoi se është në luftë dhe filloi një fushatë të kundërsulmeve ndaj Hamasit. Nga ajo kohë, janë vrarë mbi 2,800 palestinezë dhe rreth 10 mijë janë plagosur. Po ashtu, janë vrarë 1,400 izraelitë, prej tyre mbi 300 ushtarë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, kështu është bërë e ditur të martën nga Wall Street Journal.
|