Fotografia me përmbajtje të rreme për Kurtin
Deklarata
O trushperlarë krejt premtimet e mia kanë qenë mashtrime… Më falni, po atëherë nuk jom kanë vec unë Normal. Tash po më doket keni rrshit edhe ju. Albin Kurtoviq
Vlerësimi
Rrenë
Mbishkrimi mbi fotografinë e kryeministrit Kurti “O trushperlarë krejt premtimet e mia kanë qenë mashtrime… Më falni, po atëherë nuk jom kanë vec unë Normal. Tash po më doket keni rrshit edhe ju. Albin Kurtoviq” është i rremë. Në një deklarim për Krypometër, zëdhnësi i Lëvizjes Vetëvendsoje, Arlind Manxhuka tha se kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka deklaruar diçka të tillë.
Artikulli
Më 18 nëntor 2023 faqja në Facebook “Komente Politike” (Arkiva) publikoi një fotografi të kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti me mbishkrimin “O trushperlarë krejt premtimet e mia kanë qenë mashtrime… Më falni, po atëherë nuk jom kanë vec unë Normal. Tash po më doket keni rrshit edhe ju. Albin Kurtoviq”.
Krypometri më 29/12/2023 ka kërkuar një përgjigje nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje për të verifikuar nëse kryetari i Lëizjes Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti ka dhënë deklaratat të cilat i ka publikuar faqja në Facebook “Komente Politike”.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendsoje ka thënë se Kurti asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tilë.
“Kryeministri nuk i ka thënë asnjëherë këto deklrata dhe kjo është montazhë”– ka deklaruar Manxhuka për Krypometër më 29/12/2023.
Kjo nuk është hera e parë që faqe të ndryshme në rrjetin social Facebook shpërndajnë fotografi me përshkrime të rreme.