About: http://data.cimple.eu/claim-review/cc4dd7fcfab5eaca4b09cadb8ae88c7841eb614d009353d28d3baac0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Krypometër: Deklarata e Pasaktë e Kadri Veselit për Fisnik Ismailin Deklarata “Mikja e Fisnikut i mat komandantat sa miliona i kanë. Me na qit krejt bashkë neve çka jemi ma shumë se Fisniku nuk i kemi”, tha Veseli. Vlerësimi Rrenë Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, iu ka referuar gabimisht pasurisë së deputetit të VV-së, Fisnik ismaili, sot në seancën e Kuvendit të Kosovës. Veseli ishte shprehur se pasuria e Ismailit është më e madhe se pasuria e të gjithë “komandantëve”, referencë për personalitetet publike që kanë dalë nga UÇK-ja. Të dhënat e deklaruara të pasurisë në Agjensionin Kundër Korrupsionit e dëshmojnë të kundërtën e asaj që e tha Veseli. Artikulli Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në fjalimin e tij në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës hiperbolizoi pasurinë e deputetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Ismaili. Duke iu referuar shkrimit të KALLXO.com rreth pasurisë disa prej ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [sipas të dhënave në Agjencinë Kundër Korrupsionit], Veseli gaboi në shifra për afro 12 milionë euro. Gjatë fjalimit të mllefosur kryesisht karshi deputetëve të Vetëvendosjes ai deklaroi se pasuria e përbashkët e të gjithë ‘komandantëve’ nuk mund ta kalojë pasurinë e Fisnik Ismailit. “Mikja e Fisnikut i mat komandantat sa miliona i kanë. Me na qit krejt bashkë neve çka jemi ma shumë se Fisniku nuk i kemi”, tha Veseli. KALLXO.com ka bërë llogaritjen e pasurive të të dy tashmë deputetëve në Kuvendin e Kosovës, Kadri Veseli dhe Fisnik Ismaili. Gjithnjë duke u bazuar në deklarimet që vetë këta zyrtarë i kanë bërë në AKK del se Veseli pa ndihmën e komandantëve të tjerë i kalon Fisnik Ismailit për nga pasuria. Në deklarimin e pasurisë për vitin 2017 deputeti Fisnik Ismaili ka deklaruar një pasuri prej mbi 178 mijë euro duke llogaritur këto pasurinë e luajtshme, të paluajtshme dhe të hyrat vjetore. Në anën tjetër pasuria e përgjithshme e deklaruar për vitin 2017 nga Kadri Veseli është afro 339 mijë euro. Pra pasuria e Veselit kalon atë të Ismailit me afro 161 mijë euro. Ndërkaq nëse do të krahasohej pasuria e të gjithë komandantëve me atë të Fisnik Ismailit ashtu siç deklaroi Veseli rezultati do të ishte në favor të komandantëve me afro 11 milionë e 800 mijë euro epërsi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software