About: http://data.cimple.eu/claim-review/ccf39ef5b9bea51dfdd8d59a77df6791b95b707869ce1218a3706153     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Bali Muharremaj e mban fjalën Deklarata Premtimi: “Dy çerdhe në qytet dy çerdhe në fshatra. Në vitin e parë do të bëhen dy çerdhe në fshatra.” Vlerësimi E vërtetë Në fshatin Mushtisht është hapur çerdhja e parë në vitin e parë të qeverisjes nga kryetari Bali Muharremaj. Ai e ka mbajtur gjysmën e premtimit të dhënë në DepatPernime për hapjen e dy çerdheve në vitin e parë. Muharremaj ka premtuar se brenda muajit tetor do të hapë edhe çerdhen e dytë dhe për këtë KRYPOMETRI do të vazhdojë të monitorojë. Artikulli Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës së sotme ka njoftuar se është hapur një çerdhe në fshatin Mushtisht. “Është një kërkesë, është një premtim i dhënë, është një kërkesë nga qytetarët dhe kjo kërkesë sot po realizohet”, ka thënë Muharremaj në një video të publikuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook”. Muharremaj, në debatin për balotazh në DebatPernime, ky i fundit i udhëhequr nga Jeta Xharra kishte premtuar se do të hap katër çerdhe. “Dy çerdhe në qytet dy çerdhe në fshatra. Në vitin e parë do të bëhen dy çerdhe në fshatra”, kishte dhënë premtimin kryetari i Suharekës. I kontaktuar nga KALLXO.com në lidhje me premtimin për dy çerdhe brenda vitit të parë të mandatit të tij, Kryetari Muharremaj tha se të dyja do t’i plotësoj brenda afatit të premtimit që ka dhënë. “Unë i kam premtuar katër çerdhe por tani po premtoj që do të jenë gjashtë. Çerdhja e parë është hap sot, çerdhja e dytë, po flasim për çerdhet që i kam premtuar në vitin e parë nëpër fshatra do të bëhet brenda tri jave për shkak që duhet të dërgojmë edhe kërkesën edhe varet nga përgjigja e kërkesës”, tha Muharremaj për KALLXO.com. KALLXO.com do të vazhdoj të monitoroj premtimet e kryetarëve të Komunave të Kosovës që i kanë bërë në DebatPernime.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software