About: http://data.cimple.eu/claim-review/cdabe7367b2e2913aecb8a3829c4706e3835b296917caa976fd66c91     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ekzagjerimi i incidentit në aeroplan përmes fotografisë së gjeneruar me inteligjencë artificiale Deklarata Panik në ajër, aeroplani me 400 pasagjerë në bord përfshihet nga flakët Vlerësimi Me kos Fotografia e përdorur për ilustrimin e lajmit me titull “Panik në ajër, aeroplani me 400 pasagjerë në bord përfshihet nga flakët” nuk është reale. Aeroplani kishte arritur të ateronte dhe nuk është raportuar për dëme në njerëz. Kjo fotografi nuk tregon momentin e përfshirjes nga flakët të aeroplanit, por e njëjta është gjeneruar me inteligjencë artificiale. Artikulli Më 07.06.2024 faqja në Facebook ‘ntv Televizion’ (arkiva) publikoi një ilustrim të një aeroplani në flakë me përshkrim “Panik në ajër, aeroplani me 400 pasagjerë në bord përfshihet nga flakët”. Për të verifikuar këtë postim, Krypometër fillimisht ka verifikuar nëse lajmi se një aeroplani është përfshirë nga flakët është i saktë. Krypometër, pas kërkimeve në internet, ka gjetur se më 07.06.2024 kishte ndodhur një incident në Aeroportin e Torontos, pasi aeroplani Boeing 777 i Air Canada ishte përfshirë nga flakët në momentin që ishte ngritur nga pista. “Avioni më pas bëri kthim për ulje emergjente”, raportoi Neë York Post. Lajmi ishte publikuar edhe në media tjera ndërkombëtare (shih këtu dhe këtu), por ato e kanë ilustruar lajmin me pamje e fotografi nga videoja reale. Fluturimi kishte qenë në orët e para të mbrëmjes, derisa ilustrimi i përdorur në shkrim nuk përkon me atë të videos origjinale. Krypometër, përmes kërkimit të fotografive në “TinEye” ka gjetur se fotografia për herë të parë ishte publikuar në vitin 2023. Kjo fotografi e publikuar për herë të parë në Adobe Stock Images është e gjeneruar nga inteligjenca artificiale (arkiva).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software