About: http://data.cimple.eu/claim-review/cdda7ecd89393e3b7716fcf5521c71d101490020f2d333f7c38060cf     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përdorimi i fakteve të rrejshme për produktin që thuhet se trajton impotencën tek meshkujt Deklarata Ballkani është në prag të krizës seksuale: si të shpëtojmë nga problemet e potencës Vlerësimi Me kos Artikulli me mbishkrim “Ballkani është në prag të krizës seksuale: si të shpëtojmë nga problemet e potencës”- nuk është i bazuar në fakte. Në këtë postim është bashkangjitur një artikull në të cilin është cituar një mjek “Robert Petrescu, specialist në fushën e shëndetit riprodhues njerëzor”, por pas kërkimeve rezulton se në fotografi është Juri Ennet një psikiatër dhe mjek sportiv nga Estonia. Në artikull është bashkangjitur edhe një fotografi në të cilën shihen disa njerëz në një konferencë dhe në një tavolinë shkruan “29th world congress of videourology and advances in clinical urology”. Pas kërkimit rezulton se e njëjta është mbajtur në vitin 2018 dhe nuk ka të bëjë me faktet që janë paraqitur në artikull. Artikulli Më 20.08.2024 faqja në Facebook me emrin “Aesthetic tjv5” në Facebook ka publikuar një artikull (arkiva & arkiva)) me titullin “Ballkani është në prag të krizës seksuale: si të shpëtojmë nga problemet e potencës”. Faqja që e ka publikuar këtë informacion në gjuhën shqipe e ka vetëm një postim të publikuar, e i cili është në gjuhen ruse. Në artikullin me titullin “Ballkani është në prag të një krize seksuale: si të shpëtojmë nga problemet e potencës?” është publikuar një fotografi e një doktori që pretendohet se e ka emrin “Robert Petrescu, specialist në fushën e shëndetit riprodhues njerëzor”. Me një kërkim të thjeshtë në internet përmes “Google Lens” vërtetohet se personi i paraqitur si Robert Petrescu, në fakt është Juri Ennet, një psikiatër dhe mjek sportiv nga Estonia. Në artikull është bashkangjitur edhe një fotografi në të cilën shihen disa njerëz në një konferencë dhe në një tavolinë shkruan “29th world congress of videourology and advances in clinical urology”. Krypometri ka gjetur se një konferencë e tillë është mbajtur në vitin 2018 dhe nuk ka të bëjë me faktet që janë paraqitur në artikull. Sipas përshkrimit zyrtar, në këtë konferencë që është mbajtur në Moskë është diskutuar për metodat e reja të trajtimit të bazuara në kërkime të avancuara, kryerjen e operacioneve komplekse, dhe do të bëhej kontrolli i komplikimeve të demonstruara nga ekspertët botëror në fushat përkatëse të urologjisë. Gjithashtu, Krypometri ka gjetur se i njëjti artikull me pretendimet e njëjta është shkruar edhe në gjuhën rumune nga një faqe me emrin “wonderfuldays”, me doktorin e paraqitur me të njëjtin emër, por me fotografi të një personi tjetër, si dhe është përshtatur sipas gjuhës rumune, por vetëm produkti që është reklamuar ka qenë tjetër. Rrjedhimisht, artikulli ka përdorur fakte jo të vërteta për të reklamuar një produkt që thuhet se trajton impotencën tek meshkujt. Krypometër ka kontaktuar me urologun Avni Fetahu, i cili ka thënë se trajtimi i sëmundjes së prostatës bëhet bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin edhe ilaçet e aprovuara e që janë në shitje nëpër barnatore. Sipas Fetahut, ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licencuara dhe kanë Autorizim për Marketing nga AKPPM siç parashihet në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software