schema:text
| - Fotografia e fabrikuar e Eliza Hoxhës me Rakiqin e Radoiçiqin
Deklarata
Radojqiqi, Rakiqi dhe Eliza Hoxhiqi
Vlerësimi
Rrenë
Fotografia me mbishkrimin “Radojqiqi, Rakiqi dhe Eliza Hoxhiqi” është e fabrikuar. Eliza Hoxha, deputete e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se asnjëherë nuk ka realizuar një fotografi të tillë me dy ish-liderët e partisë Lista Serbe. Krypometri e ka verifikuar se në fotografinë reale është e vendosur llogoja e mediase serbe “Glas Sumadije”.
Artikulli
Më 16 korrik 2023, në Facebook, (arkiva), është publikuar një fotografi në të cilën pretendohet se është deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha.
Në mbishkrimin e fotografisë thuhet “Radojqiqi, Rakiqi dhe Eliza Hoxhiqi”, duke pretenduar se në fotografi janë deputetja Eliza Hoxha, ish-kryetari i Listes Serbe, Goran Rakiq dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër i ka dërguar këtë fotografi deputetes Eliza Hoxha.
Me 26/12/2023, ajo ka thënë se nuk ka realizuar një fotografi të tillë me dy ish-liderët e partisë Lista Serbe.
“Kjo fotografi është e montuar. Është montazh”- ka thënë ajo.
Krypometri e ka verifikuar se në fotografinë reale është e vendosur llogoja e mediase serbe “Glas Sumadije”.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, e ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në Banjskë të Zveçanit të datës 24 shtator 2023. Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm.
Ndaj Millan Radojçiq, organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrestim që ka të bëjë me ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, në veri të Kosovës.
Goran Rakiq ka qenë lider i Listës Serbe deri më 24 tetor 2023, kur kjo parti zgjodhi në krye të saj mjekun Zllatan Elek.
Ndryshimet në lidershipin e partisë u bënë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.
|