About: http://data.cimple.eu/claim-review/ce1e30c8655ac70f00bdeaa8647c2d66caed4a6d6ac24e1c35501540     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Keqpërdorimi i figurës së gazetarit kinez dhe statistikave të rreme për diabetin në Kosovë Deklarata Zbulim I ri në luftën kundër hiperglicemisë! Eliksir shëndeti për diabetikët: eliminon majat e glukozës pa ‘kimikate Vlerësimi Rrenë Video me mbishkrimin “Zbulim I ri në luftën kundër hiperglicemisë! Eliksir shëndeti për diabetikët: eliminon majat e glukozës pa ‘kimikate’”- ka përmbajtje të rreme. Një intervistë e një gazetari kinez i cili flet për Covid 19 është përkthyer rrejshëm si deklarim i tij për shërimin e diabetit. Ky gazetar është prezantuar si endokrinolog. Në këtë video është reklamuar një produkt medicinal që në Kosovë nuk ka Autorizim të Marketingut dhe për rrjedhojë nuk lejohet të tregtohet. Endokrinologët thonë se pretendimet e bëra në këtë video për shërim të diabetit janë të rreme. Artikulli Më 17.02.2025, faqja në Facebook Dr. Polly Huner (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Lajmi I fundit! Kina ka arritur të pamundurën!”. “Zbulim I ri në luftën kundër hiperglicemisë! Eliksir shëndeti për diabetikët: eliminon majat e glukozës pa ‘kimikate’”- shkruan në infografikën e publikuar nga Dr. Polly Huner (arkiva). Kur klikon në linkun poshtë të dërgon te një uebfaqe xkstordia.site (arkiva), në të cilën është publikuar një artikull me titull “60 MINUTA EKSKLUZIVE : Kina ka mposhtur diabetin ! Si do t’ju shpëtojë ky zbulim i ri nga të gjitha llojet e diabetit?”. Në artikull thuhet tutje se “diabeti po zhduket gradualisht”. Artikulli citon doktorin e Shkencave kimike dhe mjekësore, Li Huang Zhou, i cili është i ilustruar edhe me një fotografi, në të cilën shihet duke dhënë një intervistë. Krypometër ka kontrolluar fillimisht në Google për emrin e doktorit i cili është cituar, Li Huang Zhou, por nga këto kërkime emri nuk përkon me fotografinë e publikuar nga faqja xkstordia.site (arkiva). Krypometër ka bërë edhe kërkime të tjera në internet dhe ka gjetur intervistën ku “doktori” i prezantuar nga kjo faqe ka folur. Nga kërkimet në Google Lens rezulton se fotografia i takon prezantueses ruse të emisionit “60 minuta”, të televizionit CGTN, Olga Skabeyeva. Krypometër e ka gjetur edhe intervistën e njëjtë që rezulton se është realizuar para katër vjetëve dhe personi i cili prezantohet si doktor në të vërtet është kolumnist nga Kina, i cili këtë intervistë e ka dhënë në emisionin 60 minuta, të televizionit në Rusi CGTN, në të cilin flet për masat që ka ndërmarrë Kina për luftimin e koronavirusit. Në artikullin e publikuar nga faqja xkstordia.site (arkiva) është një prezantuese, e cila pretendohet se është duke intervistuar “doktorin”, që pas kërkimit në Google Lens rezulton se është Olga Skabeyeva. Artikulli i faqes xkstordia.site (arkiva) rekomandon një produkt të quajtur Diastop, i cili thuhet se shëron diabetin. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thot se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. Krypometër ka kërkuar në faqen e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë, por në listën e produkteve me Autorizim Marketingu nuk ka produkt me emrin Diastop. Në këtë artikull thuhet gjithashtu se në Kosovë mbi 1 milion persona vuajnë nga diabeti, por sipas të dhënave nga “Analiza e gjendjes shëndetësore të popullatës në Kosovë 2022”, e publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, më 2021, numri i personave të identifikuar me diabet është 9,138 deri në 9,757, prej të cilëve 7,302 janë të prekur nga diabeti i pavarur nga insulina (Diabet i Tipit 2) dhe 2,455 nga diabeti i varur nga insulina (Diabet i Tipit 1). Po ashtu, 4,148 persona janë të prekur nga diabeti i varur nga insulina dhe 5,302 nga diabeti i pavarur nga insulina. Si trajtohet diabeti? Bardhyl Gashi, i cili është endokrinolog në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK, ka thënë se pacientët duhet të përdorin ilaçe, vetëm me rekomandim të ekspertëve shëndetësor. “Ne gjithmonë i këshillojmë pacientët dhe u rekomandojmë atyre që kurrë të mos blejnë barna pa përshkrimin tonë, pa përshkrimin e mjekëve. Është e vërtetë që në internet po shesin lloj- lloj suplementesh, ilaçesh. Kështu që, unë ju kisha thënë që kurrë të mos t’i blejnë ato pa këshillën e mjekut. Gjithçka ndodh në treg.”- ka thënë Gashi. Sëmundja e diabetit është në mesin e sëmundjeve komplekse, trajtimi i së cilës duhet të kryhet vetëm në mbikëqyrjen e mjekut e këshillave të tij për menaxhim të simptomave. “Të diagnostifikuarve me diabet ne u bëjmë matjet e glikemisë, matjen e sheqerit esëll (glikemisë), që duhet të jetë mbi 7.1. Dy- tre herë radhazi edhe glikeminë e rastit. Pra, pas ushqimit që duhet të jetë mbi 11, me dy- tri vlera. Nëse kemi dyshime në këto vlera, kemi edhe disa teste shtesë: atë të ngarkimit me glukozë etj. Ekzistojnë katër lloje të diabetit: diabeti i Tipit 2 është më i shpeshti që paraqitet, mbi moshën 35 vjeçare. Edhe paraqitet shpesh në anëtarë të së njëjtës familje. Manifestohet te njerëzit me mbi peshë.”- ka thënë Gashi. Endokrinologu Adem Rama ka thënë se diabeti është sëmundje kronike, tek e cila faktori kryesor është komponenta gjenetike, pra trashëgimia. Por, kjo sëmundje ka edhe shkaktarë tjerë. “Trashëgimia nuk mund të ndikohet. 75% të atyre me diabet të Tipit 2 janë obezë. Pastaj, është ushqimi i shpejtë, duke mos harruar edhe stresin. Ne kemi vërejtur te popullata jonë që pas luftës, pacientët referojnë se nuk kanë askënd në familje me diabet, por atyre iu është paraqitur sheqeri. Pra, edhe komponenta e stresit ka ndikim në paraqitjen e diabetit.”- ka thënë Rama. Ai ka rekomanduar që secili pacient të konsultohet me specialistët e fushës, në mënyrë që të marrë udhëzime të personalizuara për trajtim të diabetit. Rama ka alarmuar se pacientët të cilët vonohen në trajtim të diabetit, mund të kenë komplikime shëndetësore. “Shkenca e botës perëndimore tregon që për diabet të Tipit 1 gjithsesi duhet të merret insulinë. Tipi 2 mund të trajtohet vetëm me tableta dhe përcjellje strikte. Humbja e kohës te diabeti kushton shumë.”- shpjegon Rama. Krypometër ka biseduar edhe me endokrinologun Amir Rexhepi, i cili thot se diabeti është sëmundje kronike dhe se si e tillë kërkon trajtim të kujdesshëm e të personalizuar. “Është e rëndësishme të theksoj që diabeti, duke qenë një sëmundje kronike dhe komplekse, kërkon trajtim të kujdesshëm dhe të personalizuar. Trajtimi i diabetit bazohet në disa shtylla kryesore: një dietë e shëndetshme dhe e balancuar, aktiviteti fizik i rregullt, përdorimi i terapisë me tableta dhe në rastet kur është e nevojshme, trajtimi me insulinë.”- ka thënë Rexhepi për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software