About: http://data.cimple.eu/claim-review/ce525c10e7bff7db5ca92a56d2627d35dddacef98b8cf5fc1e31facd     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrim Lajmi i rremë për videon e personit me thikë në fyt në Pejë Deklarata “Lajme 365”: “Gjendet një person me thikë në fyt! Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Xhamisë së Çarshisë në Pejë, me ç’rast qytetarët kanë dërguar video se si një person ende i pa identifikuar po qëndronte ulur, i shtangur me mjetin e prehtë të ngulur në fytin e tij, ndërsa aty vërehet edhe prania e Policisë.” Vlerësimi Rrenë e kryptë Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi ka thënë për KALLXO.com se ky lajm është i rremë. Artikulli Para disa ditëve në rrjetet sociale ka qarkulluar një video e një personi të ulur në një ulëse të parkut në Pejë. Duke iu referuar kësaj video, media online “Lajme 365” ka raportuar se personi në fjalë është gjetur me thikë në fyt, i ulur në një ulëse të parkut. Artikulli i publikuar nga media online “Lajme 365” përmban videon, për të cilën është thënë se është dërguar nga disa qytetarë. Në këtë artikull është përshkruar edhe vendi se ku ka ndodhur ngjarja, por të njëjtit nuk e kanë konfirmuar rastin përmes organeve të sigurisë apo ato të shëndetësisë. “Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Xhamisë së Çarshisë në Pejë, me ç’rast qytetarët kanë dërguar video se si një person ende i pa identifikuar po qëndronte ulur, i shtangur me mjetin e prehtë të ngulur në fytin e tij, ndërsa aty vërehet edhe prania e Policisë”, thuhej në lajmin e publikuar nga “Lajme 365”. Ky lajm është i rremë. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Lajmi është i rremë. Nuk është e vërtetë ajo çfarë kanë shkruar mediat përmes asaj video. Menjëherë pas publikimit në disa media kemi deklaruar se ky lajm është i rremë. Polica në vazhdim do të hetojë rrethanat tjera të kësaj ngjarje”, tha për KALLXO.com Fadil Gashi. Por më pas, media “Lajme 365” e ka fshirë lajmin nga faqja e tyre.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software