About: http://data.cimple.eu/claim-review/cedc9b2a567143cad98de28afd3020f124e9f962cfe90b64c64c5b41     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë për Ligjin për pensionimin e hershëm Deklarata Urime, Ligji hyri në fuqi, pensionimi më i hershëm tanime prej moshës Vlerësimi Rrenë Titulli “Urime, Ligji hyri në fuqi, pensionimi më i hershëm tanime prej moshës”, është i rremë. Nuk është miratuar asnjë ligj i ri që mundëson pensionim të parakohshëm. Në Kosovë vazhdon të jetë në fuqi Ligji që parasheh që mosha e pensionimit është 65-vjeç. Artikulli Faqja e internetit ‘Web4lajme.icu’ ka publikuar një lajm me titullin “Urime, Ligji hyri në fuqi, pensionimi më i hershëm tanime prej moshës..” Artikulli është shpërndarë në disa faqe në Facebook si “Jeta dhe Shëndeti”, ‘Gazeta Insajd’, ‘Flash Lajme’. Në artikull është e shkruar komplet diçka tjetër, që në fakt është e pakuptimtë dhe nxitë për të klikuar në ‘reklama’. “Sipas këtij raporti, i cili bazohet në të dhënat e siguruara nga Thesari i Shtetit, del se shërbyesit civilë përbëjnë 26.7% të të gjithë të punësuarve në sektorin publik Mosha mesatare e shërbyesve civilë në Kosovë është 47.5 vjeç. Per te aplikuar shtypni tek hapsira re kalmeuese qe gjendet poshte ketij teksti”- thuhet në artikull. Titulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen e artikullit. Nuk ka ligj të ri, të miratuar apo që ka hyrë në fuqi për pensionim më të hershëm. Të enjten më 4 gusht ishte seanca e fundit të Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror. Në këtë seancë janë miratuar disa projektligje në lexim të parë apo të dytë, si për shembull ai për financimin e partive politike, apo Projektligji për Qeverinë. Por nuk ka asnjë ligj për pensionimin.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software