About: http://data.cimple.eu/claim-review/cfc9f6b1983f37af9cae2be694e89a77d523391d57f34297d09a1ea9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë për hartën e viteve 1600 Deklarata “Publikohet harta e viteve 1600 në të cilën shkruhet Illyrian-skipetarian”. Vlerësimi Rrenë Prodhuesi i këtij informacioni nuk ka ofruar asnjë argument që kjo hartë paraqet përbërjen etnike të vitit 1600. Madje publikuesi nuk ka ofruar asnjë informacion se kush është prodhuesi i hartës dhe kush pretendon që gjatë vitit 1600 kjo ishte përbërja etnike në regjionin e ballkanit. Të dhënat nga historianët konfirmojnë që kjo është një përmbajtje e falsifikuar e cila nuk ka asnjë mbështjetje në fakte shkencore e historike. Artikulli Një përmbajtje e paverifikuar nga historianët është duke qarkulluar në internet për disa ditë me radhën. Në faqet e internetit lajme.icu, liveportal24hr.com dhe global-news24hr.come është publikuar një fotografi me mbishkrimin “Publikohet harta e viteve 1600 në të cilën shkruhet Illyrian-skipetarian”. Lajmi është shprëndarë edhe në faqet e facebook: Plisipress, qeshpalimit, illyryapress, PlisiPlus, diasporanews, ballinanews, lajmenews, inalbania, lajmedhekuriozitete, albaniandaily, infinityclub. Krypometri ka analizuar përmbajtjen e këtij artikulli dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një përmbajtje të rreme. Publikimi në fjalë nuk përmbanë burimin e informacionit dhe adresën se kush e ka publikuar këtë hartë të viteve 1600. Për më tepër krypometri ka kërkuar edhe interpretimin e historianëve të thirrur me tituj shkencorë për të argumentuar se kjo përmbajtje nuk është e vërtetë. Historiani Gjon Berisha ka konstatuar se harta është një falsifikim i plotë. “Se pari, kjo hartë assesi nuk mund të jete e vitit viteve 1600, meqë vetë shtypi i saj tregon se është e shekujve të mëvonshëm. Pra është një falsifikim i plotë. Mund të jetë e fundit të shek. XIX ose shek. XX}”- thotë Berisha. Argumentimit të tij Berisha i shton edhe faktet historike sipas të cilave në mesjetë (vitet 1600) zonat e paraqitura në hartë njiheshin ose emërtoheshin kryesisht me emerimet si: alban- arban, etj, ose Albani, e emra regjionesh. Konstatimi se përmbajtja është e falsifikuar konfirmohet edhe nga Selver Islamaj, historian dhe studiues hartash. Ai konfirmon se harta e publikuar është e vitit 1861 dhe botuar në Broadway New York, 2nd Edition, si hartë etnografike e popujve evropianë. Edhe Izet Miftari, historian, studiues hartash, thotë se nuk ka dijeni se ekziston një hartë e tillë e viteve 1600. “Jam në dijeni për shumë harta. Por për këtë të vitit 1600, nuk kam njohuri. Realisht, është diskutabile kjo”- thotë ai. Sipas tij, emërtimi Iliri në këtë hartë, ndoshta mund të jetë një koncept i gabueshëm, sepse është bërë përpjekje që të nxjerrën me origjina Ilire popujt e sllavëve të Ballkanit. Ai thotë se emërtimi nga Arbër në shqiptar filloi të përdoret nga fundi i shekullit XVI, dhe gjatë shekullit XVII. Kjo sipas tij, ka ndodhur edhe që dallimet fetare të mos ndikojnë në origjinën kombëtare, pra ata që flasin shqip emërtoheshin si shqiptarë. Ndërsa Enver Rexha drejtor i Institutit Arkeologjik thotë se të dhënat që paraqiten nuk mund të jenë të viteve të përmendura në artikullin që po qarkullon. “Në aspektin gjeografik, territori i paraqitur dhe emri Iliria nuk korrespondon; me historinë reale të shek. 16 dhe 17. Ilirët përmenden në dokumente vetëm deri në shek. 6 – të të erës sonë”- tha Rexha. Burimet e konsultuara tregojnë që kjo përmbajtje është e manipuluar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software