schema:text
| - Receta e rreme për shërim të venave të zgjeruara
Deklarata
Mahniten edhe vet doktorët: Perzienii hudhren me me kete perberes, Brenda 1 muaji do largoni variçet
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “Mahniten edhe vet doktorët: Perzienii hudhren me me kete perberes, Brenda 1 muaji do largoni variçet” përmban përfundime të pa-verfikuara nga personat kompetent apo institucionet shëndetësore. Bekimi Ademi, i cili është kirurg vaskular, ka thënë se hudhra nuk përdorët për trajtimin e venave të zgjeruara. Ai ka thënë se venat e zgjeruara i trajton me operim ose me laser, si dhe me terapi preventive me tableta që kanë për bazë preparatin Diosmin.
Artikulli
Më 23 janar 2022 faqja “Fol Shqip” ka shpërndarë në Facebook një artikull me titull: “Mahniten edhe vet doktorët: Perzienii hudhren me me kete perberes, Brenda 1 muaji do largoni variçet”.
Artikulli është shpërndarë edhe nga faqet e internetit që nga viti 2021, si: shqip.mynews24hr.com, kosova-sot.info, thelajme.co, newztype.com, dhe nga faqjet e Facebook-ut Ushqimet e Nënës, nga faqja e Facebook-ut Maringlen, Fol Shqip, Rreth Botës, Lajme Ditore, Tradita Shqiptare.
Brenda artikullit flitet për një recetë dhe pretendohet se e njëjta është ilaç për heqjen e venave varikoze në gjymtyrët e poshtme të trupit.
Në artikull nuk është cituar asnjë mjekë specialist që flet për recetën dhe mundësinë që brenda 1 muaji të largohen venat që shfaqen mbi lekurë.
Pavarësisht paralajmërimit në titull se ka doktorë që janë habitur nga kjo gjë, një informatë e tillë nuk përmendet askund në tekst.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Bekimi Ademin i cili është kirurg vaskular, i cili ka thënë se ka metoda e barëra të aprovuara për trajtim të venat e zgjeruara.
“Kjo recetë është shumë e mirë me i qitë peshkut të pjekur sipër, por që i shëron edhe venat nuk e paskam e ditur”- ka thënë ai pasi i është prezantuar pretendimi që bëhet në këtë lajm. “Mundem me ju thënë se unë venat e zgjeruara i trajtoj me operim ose me laser si dhe me terapi preventive me tableta që kanë për bazë preparatin Diosmin, por assesi me hudhra!”- ka thënë Ademi.
|