About: http://data.cimple.eu/claim-review/d44f71f0f13ac4bd07e9a4bf79111b8c4ac2bc28d81d6301047e8d3f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i vjetër shpërndahet si i ri për vdekjen 24-vjeçares në QKUK Deklarata Vd..es 24 vjeçarja gjatë Iindjes në QKUK. Mos kaIo pa thene NGUSHLL.IME Vlerësimi Rrenë Përmbajtja e artikullit me titullin “Vd..es 24 vjeçarja gjatë Iindjes në QKUK. Mos kaIo pa thene NGUSHLL.IME” është e rreme. Në artikull thuhet se “ajo vdiq para dy ditësh nga disa komplikime në zemër” por, kjo është rrenë, pasi në javën e fundit nuk ka pasë njoftim për vdekjen e ndonjë gruaje për shkak të komplikimeve në zemër. Vdekja e 24 vjeçarës që i janë referuar në artikull ka ndodhur në shtator të vitit 2018. Artikulli Më 29 nëntor 2022 në faqën e internetit “blognowhere.com” është publikuar një informacion me titullin “Vd..es 24 vjeçarja gjatë Iindjes në QKUK. Mos kaIo pa thene NGUSHLL.IME”. Ky informacion është shpërndarë më datën 29 nëntor 2022 edhe në faqen e Facebook-ut: Gazeta Pika, e cila numëron 171,798 ndjekës. Vetëm në këtë postim, kanë grumbulluar afër 3 mijë pëlqime dhe mbi dy mijë komente. Po ashtu, është shpërndarë edhe në faqet tjera të “Facebook-ut”: Seriale – Seriale Shqip, Gjeja me e shtrenjte ne jete eshte familja. Në artikull thuhet se “ajo vdiq para dy ditësh nga disa komplikime në zemër” por, kjo është rrenë. Në javën e fundit nuk ka pasë njoftim për vdekjen e ndonjë gruaje për shkak të komplikimeve në zemër, siç raporton kjo faqe e internetit. Vdekja e 24 vjeçarës që i janë referuar në artikull ka ndodhur në shtator të vitit 2018. Në informacionin e shpërndarë nuk është cekur askund se rasti ka ndodhur në vitin 2018. Lajmi iu referua një konfirmimi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por atë njoftim QKUK-ja e kishte lëshuar në vitin 2018. Përmbajtja e njëjtë ishte shpërndarë edhe më datën 8 shkurt 2022 në faqen e internetit “lajme.icu”. Nga kjo vegëz është shpërndarë më datën 12 shkurt 2022 edhe në faqen e Facebook-ut Qesh pa limit, “In Albania” dhe më datë 9 shkurt është shpërndarë edhe në Infinity Press.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software