About: http://data.cimple.eu/claim-review/d6d018f4ede3a112eb81ee05a244533bec1701e15639e6aabfa40280     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përdorimi i figurës së këngëtares Shyhrete Behluli për të shitur produkte që pretendohet se e kthejnë shikimin Deklarata “ISНА РRАNË VЕRВIМIТ! Кëngëtаrjа ngа Коsоvа Shуhrеtе Веhluli ndаu një mjеt të thjеshtë që рër një jаvë rikthеn shikimin реrfеkt dhе еliminоn glаukоmën dhе kаtаrаktin! Мund tа gjеni në çdо fаrmасi, quhеt…” Vlerësimi Rrenë Fotografia e Shyhrete Behlulit dhe mbishkrimi “ISНА РRАNË VЕRВIМIТ! Кëngëtаrjа ngа Коsоvа Shуhrеtе Веhluli ndаu një mjеt të thjеshtë që рër një jаvë rikthеn shikimin реrfеkt dhе еliminоn glаukоmën dhе kаtаrаktin! Мund tа gjеni në çdо fаrmасi, quhеt…”- janë të rremë. Fotografia e këngëtarës është e manipuluar, pasi e njëjta në fotografinë reale nuk ka syze të vendosura. Menaxheri dhe bashkëshorti i këngëtares Behluli, Luan Salihu ka thënë se postimi është i rremë, pasi këngetarja asnjëherë nuk ka dhënë deklarime të tilla. Artikulli Më 08.10.2024 faqja në Facebook Saiz Matias (arkiva) ka publikuar një fotografi të këngëtares Shyhrete Behluli me djalin e saj. E njëjta fotografi është publikuar me mbishkrimin “ISНА РRАNË VЕRВIМIТ! Кëngëtаrjа ngа Коsоvа Shуhrеtе Веhluli ndаu një mjеt të thjеshtë që рër një jаvë rikthеn shikimin реrfеkt dhе еliminоn glаukоmën dhе kаtаrаktin! Мund tа gjеni në çdо fаrmасi, quhеt…”. Ky postim ka marrë mbi 80 komente dhe 18 shpërndarje, ndërsa shumica e komentuesve kanë pyetur se si quhet ky përbërës. Kur klikon mbi këtë lajm, linku të dërgon tek ueb-faqja bupuu.life por e cila nuk ka asgjë të publikuar. E njëjta fotografi është publikuar një ditë më vonë (09.10.2024) edhe nga faqja Ava Pfeffer (arkiva). Përmes Google Fact Check Tools Krypometër ka gjetur fotografinë reale, e cila ishte publikuar në profilin e verifikuar të këngëtares Shyhrete Behluli. Në fotografinë reale, këngëtarja nuk ka syze që ndihmojnë personat që kanë problem me shikim. Krypometri fillimisht ka pyetur menaxherin dhe bashkëshortin e këngëtares Behluli, Luan Salihu. Ai për Krypometër ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm. “Kjo nuk është hera e parë për mua që përballem me këso lajme e foto të montuara, nuk ka të vërtet asgjë në këtë lajm”- ka thënë Salihu. Krypometri gjithashtu ka kontrolluar edhe informacione tjera rreth faqes Saiz Matias, e cila është hapur më 27.02.2023. Shyhrete Behluli është këngëtare e muzikës popullore në Kosovë. Ajo është 62-vjeçare dhe vjen nga fshati Mushtisht i Komunës së Suharekës. Ajo ka profil të verifikuar në Facebook dhe aty nuk është publikuar asnjë postim që thotë se e njëjta ka probleme me shikim. Oftalmologu Ermal Dida ka thënë se zakonisht shikimi i humbur nuk mund të rikthehet. Ai ka thënë se ka raste kur kthehet shikimi, por vetëm pas operacionit. “Zakonisht jo, nëse është shikim i humbur nuk kthehet. Nëse humbja është për arsye të perdes, atëherë pas operacionit kthehet, pra e gjitha varet për cilën arsye ka ardhur deri tek humbja e shikimit”- tha Dida, ndërsa ka rekomanduar që të mos përdoren ilaçe pa rekomandim të mjekut. “Rekomandimi im është që kurrsesi të përdoren terapi për sy pa u konsultuar me oftalmologë”- shtoi ai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software