About: http://data.cimple.eu/claim-review/d6fd834bb564eed9432c4f99b13b05529e95e8dd2a61248c79da078a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë se një fëmijë u lëndua në një kopsht të Prishtinës Deklarata Një nënë dyshon se ia dhunuan fëmijën në një kopsht në Prishtinë Vlerësimi Rrenë Lajmi i publikuar në disa portale me pretendimin e një fëmijë është lënduar në një kopsht të Prishtinës, është i rremë. Krypometri ka konstatuar me burime zyrtare dhe me autorin burimor të deklaratës se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në Prishtinë. Artikulli Më 25 gusht 2023 disa faqe në Facebook publikuan një lajm me titull ““Njolla gjaku në gojë dhe dhëmbi i nxjerrur pothuajse komplet”, një nënë dyshon se ia dhunuan fëmijën në një kopsht në Prishtinë”. Lajmi i publikuar pretendon se një fëmijë është lënduar në një kopsht në Prishtinë. Lajmi u publikua nga faqet “Lajme Kosova”, “Raporto24”, “Post Lajmee” dhe “02 Press”. Krypometri ka kontrolluar informacionet e shpërndara në këto postime. Verifikimi i parë është realizuar duke kontaktuar autoren e deklaratës e cila ka shkruar mesazhin. Me datë 28/08/2023 krypometri në rrjetin social Facebook ka kontaktuar me Vjosa Guri Çerkini. Në një mesazh të shkruar Çerkini ka konfirmuar se ajo ka shkruar në një grup në rrjetet sociale, mirëpo postimi i saj nuk i referohet ndonjë kopshti në Prishtinë. Për të saktësuar nëse ky postim është shkruar nga një raportues i vërtetë dhe nuk ka prapa saj një profil të rrejshëm, Krypometri ka kontaktuar me telefon me znj. Guri Çerkini. “Jo, rasti nuk ka ndodhur në Prishtinë, kjo ka ndodhur në një kopsht në Ferizaj. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Ferizaj, nuk e di ku e kanë marrë që e kanë shkruar në Prishtinë. Unë e kam bërë publik rastin me status në Facebook”– deklaroi Guri Çerkini më 28.08.2023. Për të verifikuar edhe më tutje që kjo ngjarje nuk ka ndodhur në Prishtinë, Krypometri ka kontaktuar me drejtoreshën e arsimit në Prishtinë, Besjanë Masmurati. “Ne, nuk kemi pranuar asnjë ankesë të tillë për ndonjë çerdhe publike që operon në Prishtinë” ka thënë Masmurati në një deklaratë për Krypometrin.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software