About: http://data.cimple.eu/claim-review/d72bcc69f4fb797892a3a9964154c42c6d04179780e2ed436e4f4112     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për kredi në Krishtlindje Deklarata Ju duhet një kredi? Zbuloni opsione të kredisë personale që mund të jenë më të përshtatshme se sa mendoni Vlerësimi Rrenë Është i rremë postimi që thotë “Ju duhet një kredi? Zbuloni opsione të kredisë personale që mund të jenë më të përshtatshme se sa mendoni”. Poashtu e rreme është edhe përmbajtja e Infografikës që thot “Cilat Banka Në Kosovë Ofrojnë Kredi Emergjente Për Krishtlindje Për Të Papunët Dhe Ata Në Listën E Zezë?, Zbuloni Opsionet”. Faqja që e ka bërë këtë postim nuk ka treguar nëse janë të licensuar për të lëshuar kredi në Kosovë, ndërkohë që në Bankën Qendrore të Kosovës thonë se nuk ka institucon me emrin Bargain Offers and Finds(arkiva) që ka licensë për lëshim të kredive në Kosovë. Artikulli Më 28.11.2024, faqja në Facebook Bargain Offers and Finds (arkiva) ka publikuar një ofertë për kredi. “Ju duhet një kredi? Zbuloni opsione të kredisë personale që mund të jenë më të përshtatshme se sa mendoni”- shkruan në titull të këtij publikimi. Ndërsa në infografikën e publikuar shkruan “Cilat Banka Në Kosovë Ofrojnë Kredi Emergjente Për Krishtlindje Për Të Papunët Dhe Ata Në Listën E Zezë?, Zbuloni Opsionet”. Kur klikoni në këtë postim, linku ju dërgon tek ueb-faqja personal-loans-20952.bond (arkiva), në të cilën janë të renditura disa opsione. Nëse klikohet opsioni i parë, dërgon tek një faqe tjëtër serviziopiacevole.it, faqe e cila është në gjuhen italiane, që thott se është platformë online për kredi. Megjithatë në faqen “serviziopiacevole.it” nuk ka informacione për emrin e institucionit finaciar, ndërsa numri kontaktuese që figuron në këtë faqe është i paqasshëm. Krypometër e ka kontrolluar domenin “serviziopiacevole.it” në faqen Whois.com dhe rezulton se kjo ueb-faqe është regjistruar më 12.09.2024, ndërsa pronarët e saj nuk janë publik. Nëse klikon mbi opsionin e dytë, ‘Cash Credit’, të dërgon tek faqja fastcash911.ca e cila nuk të ofron asnjë informacion tjëtër, as kontakt e as adresët. Për dallim nga faqet e tjera të cilat Krypometri i ka verifikuar, të cilat kanë pasur edhe mundësinë e komunikimit online, Bargain Offers and Finds (arkiva), nuk e ka një gjë të tillë. Faqja Bargain Offers and Finds (arkiva), është krijuar më 21.09.2024 dhe e njëjta ka disa postime të sponzoruara për oferta për kredi, por në gjuhë të ndryshme të botës. Krypometër e ka kontrolluar edhe uebfaqen e BQK-së, përkatësisht listën e institucioneve financiare të licensuara/ regjistruara në vend dhe aty nuk figuron asnjë institucion me emrin “Bargain Offers and Finds. Në një përgjigje me shkrim, BQK ka lutur qytetarët që të mos bien pre e këtyre postimeve, që mund të jenë të rrezikshme. “Publikimet e tilla, sikurse këto të profileve në Facebook, nuk korrespondojnë me ndonjë institucion financiar të licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Andaj, postimet e tilla krijojnë paqartësi dhe rrezik për qytetarët. Me këtë rast, ju inkurajojmë që t’i shfrytëzoni të gjithat mënyrat që i keni në dispozicion për t’i larguar këto njoftime”- thuhet në përgjigjen e BQK. Bazuar në Ligjin për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo-bankare, të gjitha institucionet që kanë të drejtë dhënien e kredive duhet të licensohen paraprakisht nga Banka Qendrore e Kosovës. Për licensim nga BQK-ja, institucioneve u kërkohen të plotësojnë një varg obligimesh që i kërkon Ligji.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software