About: http://data.cimple.eu/claim-review/d7ae6a4e1b8792efbbc5b9471d75798914da25ca99cc99a3ceb2012a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se shpimi i gishtit shpëton nga sulmi në zemër Deklarata Infarkti parandalohet me një të shpuar të gjilpërë Vlerësimi Rrenë Pretendimi se infarkti parandalohet me një të shpuar të gjilpërës, është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime shkencore se kjo procedurë nuk rekomandohet për trajtimin e infarktit. Artikulli Me datë 21/10/2023 faqja në Facebook “Liria Ka Emër” (Arkiva) ka shpërndarë një material me titull “A e dini se me gjilpërë mund t’ia shpëtoni jetën dikujt që po përjeton sulm në zemër”. Artikulli në përmbajtjen e tij vazhdon me pretendimin “Nëse nuk e keni ditur, gjilpëra mund të shpëtojë jetën e një pacienti në rast se ka sulm në zemër. Kjo këshillë është dhënë nga një profesor kinez, i cili thotë se gjithmonë duhet të mbani një gjilpërë në shtëpinë tuaj”- shkruhet në këtë artikull. Krypometër, më datë 25/10/2023 ka kontaktuar me mjekë kardiolog për të verifikuar nëse kjo procedurë duhet të ndiqet në rastet e sulmeve në zemër. Në një përgjigje të datës 25/10/2023, kardiologu Afrim Poniku ka deklaruar: “Të gjithë qytetarët për çdo problem me zemër duhet të lajmërohen te mjeku dhe nëse dikush ka arrest kardiak, duhet ta dërgojnë pacientin në urgjencën më të afërt”. Ai ka shtuar se kardiologët rekomandojnë që në rastet e arresteve kardiake duhet të kryhen masazhet e rekomanduara në trajnimet e ndihmës së parë. Për të verifikuar tutje pretendimin, Krypometër ka kontaktuar edhe me kardiologun Arlind Batalli. Ai në një deklaratë për Krypometër më datë 25/10/2023, ka thënë se kjo nuk qëndron. “Nuk ka të dhëna shkencore që e mbështesin këtë teori. Nuk ka studime të rëndësishme që e mbështesin këtë. Asnjë shoqatë relevante nuk e rekomandon, përfshirë ESC/AHA dhe JNC”- thuhet në përgjigjen e Batallit dhënë për Krypometër më datë 25/10/2023. Konstatimi që kjo procedurë nuk ndihmon në trajtimin e infarktit është dhënë edhe nga kardiologu tjetër, Dr. Gani Bajraktari, i cili ka thënë për Krypometër se nuk duhet asesi të përdoret kjo metodë. “Ky lajm është katastrofë, ku po i gjejnë këto? Duke menduar që po shpëton njeriun, e shpon vetën, rrin n’shpi dhe vdes nga infarkti, por edhe nga gjilpëra”- tha për Krypometër Dr. Bajraktari.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software