About: http://data.cimple.eu/claim-review/d815047398b3a7b1fb0dcb912df089b8ecd8bba04cae4fba856d7c80     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se COVID-19 largohet nga temperaturat e larta Deklarata “Virusin korona e vret nxehtësia, harroni pijet me akull… ja disa këshilla të vlefshme” Vlerësimi Rrenë OBSH: Ekspozimi i juaj në diell apo në temperatura të larta më të larta se 25 grandë NUK e parandalon as nuk shëron COVID-19. Ju mund të merrni COVID-19, pavarësisht sa diell ka dhe sa i nxehtë është moti. Artikulli Që nga shpallja e pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19 në botë janë ngritur hipoteza të ndryshme për zhdukjen e mundshme të virusit. Në mediumet shqiptare janë publikuar artikuj duke cituar mjekët se “COVID-19 largohet nga temperaturat e larta”, ndonëse kjo gjë është kundërshtuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Në portalin “Telegraf.al” është publikuar artikulli me titullin “Virusi korona e vret nxehtësia, harroni pijet me akull… ja disa këshilla te vlefshme”, duke vazhduar më pastaj portalin tjetër “Joq-albania’ me titullin “Mjeku: Virusi do të vritet në më shumë se 26 gradë celsius”, dhe në “Opinion.al” artikulli me titullin “Ujë i nxehtë dhe ekspozimi në diell, mjeku: Koronavirusi vdes në 26 gradë”. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) muaj më parë në faqen e saj zyrtare ka publikuar një fakt se ekspozimi në diell apo në temperatura të larta më të larta se 25 grandë nuk e parandalon e as nuk shëron COVID-19. “Ekspozimi i juaj në diell apo në temperatura të larta më të larta se 25 grandë NUK e parandalon as nuk shëron COVID-19. Ju mund të merrni COVID-19, pavarësisht sa diell ka dhe sa i nxehtë është moti. Vendet me mot të nxehtë kanë raportuar raste me COVID-29. Për të mbrojtur veten, sigurohu të pastrosh duart shpesh dhe tërësisht dhe evito prekjen e syve, gojën dhe hundës”, thuhet në faktin e publikuar të OBSH-së. Studiuesit janë duke u përpjekur të krijojnë një vaksinë kundër COVID-19. Sipas OBSH-së, nuk ka asnjë ilaç tjetër qe mund të parandalojë ose shërojë COVID-19. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software