About: http://data.cimple.eu/claim-review/d93cd8b6c6e8407170cd5b1e40ffe8b6e2fd0298d18b3204fd40caaa     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë për rritje të pensioneve për 48% Deklarata Nga 25 korriku 2024, pensionet do të rriten me 48%. Zgjedhni moshën tuaj për të parë shumën Vlerësimi Rrenë Informacioni se “Nga 25 korriku 2024, pensionet do të rriten me 48%”- është i rremë. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka marrë vendim për rritje të pensioneve për 48%. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka thënë se informacioni është i rremë. Ky informacion për rritje të pensioneve është publikuar në Facebook më 25.07.2024. Në të njëjtën ditë (25.07.2024) është regjistruar edhe domeni retirementinvest02353.online, linku i të cilit ishte bashkangjitur në postimin në Facebook. Artikulli Më 25.07.2024 faqja në Facebook, ‘Shop 3’ (arkiva), ka publikuar një artikull duke pretenduar se pensionet do të rriten nga 25 korriku 2024. Në grafikën e publikuar është përdorë Stema e Republikës së Kosovës, përderisa shkruan se “Nga 25 korriku 2024, pensionet do të rriten me 48%. Zgjedhni moshën tuaj për të parë shumën”. Kur klikon mbi këtë infografikë të dërgon tek faqja e internetit ‘retirementinvest02353.online’ (arkiva), e cila nuk ka asnjë lidhje me lajmin e publikuar në Facebook pasi aty nuk ofrohen asnjë prej informacioneve të paralajmëruara në postim. Krypometër e ka kontrolluar domenin retirementinvest02353.online në faqen Whois.com. Bazuar në të dhënat e publikuara në këtë faqe rezulton se domeni retirementinvest02353.online është regjistruar (arkiva) në ditën e publikimit (25.07.2024) të postimit në Facebook. Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se postimi është i rremë pasi nuk është marrë ndonjë vendim rreth rritjes së pensioneve. “Kjo është vazhdimësi e një fushate dezinformuese. Thirrje të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, e të cilat i kemi demantuar. I ftojmë qytetarët që të kenë kujdes dhe mos të bien pre e dezinformatave dhe mashtrimeve”- tha Kryeziu për Krypometër. Krypometër ka kontrolluar vendimet të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i ka marrë gjatë muajit korrik 2024 (shih këtu, këtu dhe këtu), por në asnjë prej tyre nuk figuron ndonjë vendim për rritje të pensioneve për 48%, si pretendohet në postimin e bërë në faqen ‘Shop 3’. Më 30.05.2024, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lëshuar një njoftim në të cilin kishte thënë se janë duke u publikuar informata të rreme që kanë për qëllim keqinformimin e përfituesve të skemave pensionale në Kosovë. “Lidhur me çdo ndryshim eventual, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kërkon nga të gjithë përfituesit e skemave pensionale që të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare të MFPT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe të shmangin informatat dhe shërbimet e tjera jo zyrtare”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punëve dhe Transfereve. Zëdhënësi i kësaj ministrie, Muharrem Shahini, i ka thënë Krypometrit se çdo vendim i ri për ndryshimet në skemat pensionale publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, Punëve dhe Transfereve. Krypometër ka kontrolluar faqen zyrtare të kësaj ministrie dhe profilin e tyre në Facebook, por aty nuk është publikuar asnjë njoftim për politikë të re të pensioneve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software