About: http://data.cimple.eu/claim-review/d97adc7def9f966c5188b04644d0eae23c144b8b1c8a396e978c7feb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Publikimi i rremë për “A.M – snajperi që vrau terroristin serb në kufi” Deklarata “Snajperi që vrau terroristin serb në veri” Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Snajperi që vrau terroristin serb në veri” është i rremë. Krypometri ka gjetur se fotoja e ushtarit të përdorur në këtë ilustrim është shkrepur në vitin 2020 gjatë trajnimit të snajperistëve në ushtrinë gjermane. Artikulli Faqja Syncclipsy (arkivë) në platformën TikTok shpëndau një foto të një snajperisti me mbishkrimin “Snajperi që vrau terroristin serb sot në kufi”. Video është ilustruar me pamje (arkivë) të një ushtari me snajper, i cili është i maskuar. Ndërsa poshtë videos shkruhet “A.M snajperi që vrau dy serbë në kufi. Ky postim ka marrë rreth 2 mijë pëlqime, 136 komente, 265 herë është ruajtur si dhe ka marrë 33 rishpërndarje. Komentuesit thuajse të gjithë kanë rënë pre e këtij postimi duke shprehur komente pozitive dhe falëderuese për ushtarin në foto. Krypometri ka gjetur se fotoja është e një snajperisti të ushtrisë gjermane e që është paraqitur si pjesëtar i njësisë speciale të Kosovës. Fotografia e njëjtë është gjetur e publikuar në vitin 2020 në faqen e forcave të mbrojtjes gjermane Bundeswehr, në të cilën flitet për trajnimin e snajperistëve. Fotoja e shkrepur nga Maximilian Schulz është publikuar nëpër shumë media e portale në të cilat flitet për ushtritë nëpër botë. Duke përfshirë rrjetet sociale në Kosovë që e paraqitën si pjesëtar të njësisë speciale të Policisë së Kosovës që realizoi aksionin kundër sulmit terrorist më 24.09.2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit. Mënyra si është bërë postimi në rrjete sociale në Kosovë paraqet rrezik për imazhin e pjesëtarëve të njësisë speciale të Kosovës, pasi në shumë raste këto pamje shfrytëzohen për propagandë nga media në Serbi. Publikimi i identitetit të pjesëtarëve të njësisë speciale, sidomos kur u atribuohet vrasja e dikujt, paraqet shkelje të rëndë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software