About: http://data.cimple.eu/claim-review/da06d66c24b5b4fa1ce9eba5d61824dc3f0df43f622050363985698d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Nuk është vrarë gruaja e përfshirë në skandalin me kryetarin e Kuksit Deklarata Tronditet Shqiperia / Vritet Alma nga burri i saj,gruaja qe u kap me Safet Gjicin nzyre (Video) Vlerësimi Rrenë Titulli “Tronditet Shqiperia / Vritet Alma nga burri i saj,gruaja qe u kap me Safet Gjicin nzyre (Video)” është i rremë. Kjo është konfirmuar nga fakti që gruaja që ka qenë protagoniste në skandalin me kryetarin e Shkupit ka dhënë intervista pas publikimit të lajmit, por edhe prononcimit që KALLXO.com ka marrë nga Policia e Shqipërisë. Gruaja e përfshirë në skandalin me kryetarin e Komunës së Kuksit nuk është vrarë. Ajo e ka dhënë një intervistë pas lajmit se e njëjta është vrarë. Edhe policia e Shqipërisë ka thënë se e njëjta nuk është vrarë, si është raportuar në media. Artikulli Më 19 qershor 2023 faqja e internetit “pershendetje24.info” ka publikuar një artikull me titull: “Tronditet Shqiperia/Vritet Alma nga burri i saj, gruaja qe u kap me Safet Gjicin nzyre (Video)”. Ky artikull është shpërndarë edhe nga faqja e Facebook-ut Sdi tybe. Mirëpo në artikull është i publikuar vetëm titulli dhe nuk ka fare tekst. Në artikull nuk është dhënë asnjë fakt apo deklarim nga ndonjë palë se gruaja që ishte në videon me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, është vrarë nga burri i saj. Po ashtu, në artikull nuk ka as video si pretendohet në titull. KALLXO.com ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Shtetit, Gentian Mullai, i cili ka konfirmuar se ky artikull është i pa vërtetë. “Kjo është e pa vërtetë, s’kemi lajm të tillë”-ka thënë Mullai për KALLXO.com. Të premten e 16 majit në rrjete sociale është shpërndarë një video ku Safet Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua. Videoja pretendohet se shfaqet në ambientet e Bashkisë së Kukësit. Pas këtij skandali, Gjici kishte njoftuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryebashkiakut të Kukësit. “Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë. Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti.”-kishte shkruar ndër të tjera Gjici. KALLXO.com nuk ka arritur të kontaktojë me gruan që shihet në video. Ajo ka dhënë dy intervista për mediat në Shqipëri. Njërën e ka dhënë me datë 17 qershor 2023 në OraNeës dhe tjetrën e ka dhënë me 21 qershor 2023 në portalin “cna.al”. Në intervistën e dhënë me 21 qershor 2023, apo dy ditë pas raportimit të rremë se e njëjta është vrarë, ajo kishte folur se si po ndihet e rrezikuar. Përveç kësaj, asnjë media serioze në Shqipëri nuk ka njoftuar për vdekjen e gruas së përfshirë në këtë video. Madje, më 20 qershor 2023 në emisionin “Shqiperia Live” të televizionit Top Channel janë diskutuar edhe problemet ligjore në të cilat mund të përfshihet kjo vajzë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software