About: http://data.cimple.eu/claim-review/da466c8d94db95c1ebe465bb02d629a2197d37d73a2419adec07ed1e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Isa Mustafa - Foto: Facebook Huqja e madhe e ish-kryeministrit Mustafa Deklarata Isa Mustafa: Pesëqindmijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit. Vlerësimi Rrenë Ish-kryeministri Mustafa e ka fryer numrin e nxënësve për 134 mijë të tillë. Sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit, në Kosovë janë 365 mijë e 29 nxënës, e jo 500 mijë sa ka thënë ish-kryeministri Mustafa. Huqja është kogja e madhe. Artikulli Ish Kryeministri Isa Mustafa ka bërë një huqje të madhe gjatë ditës së djeshme, kur u deklarua për ndaljen e grevës nga mësimdhënësit. Mustafa, ëe është akademik i ekonomisë, i ka huqur numrat. Mustafa duke folur për grevën e mësimdhënësve ka shtuar numrin e nxënësve për 135 mijë. “Pesëqindmijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit”, ka shkruar Mustafa në një status të “facebook” përmes të cilit e ka kritikuar kryeministrin Hadarinaj për grevën e stërzgjatur të mesimdhënësve. Ndonëse Isa Mustafa ka qenë kryeministër deri para para 1 viti e gjysëm, ai ka harruar shpejtë numrin e nxënësve në Republikën e Kosovës. Sipas vjetarit të fundit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të hartuar në 2018, në Kosovë janë 365 mijë e 29 nxënës (365,029). Sipas MASHT-it në Kosovë janë edhe 10 mijë e 575 nxënës që vijojnë mësimet në shkolla private. Pra edhe në qoftëse ish kryeministri i ka numëruar edhe nxënësit e shkollave private, e të cilët nuk kanë qenë në grevë, prapë se prapë nuk do të kapte shiftën prej 500 mijë nxënës. Javën e kaluar, Krypometri e ka zënë në rrenë edhe shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kishte dhënë një alarm të rremë, kur kishte deklaruar se mos-akreditimi i disa programve universitare do t’i lë studentët në rrugë. Sipas krypometrit, vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për tërheqje të akreditimit nuk kanë ndikim në studentët që tashmë janë duke i ndjekur studimet në këto programe. Këtu mund ta gjeni raportin vjetor statistikor të hartuar nga MASHT-i.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software