About: http://data.cimple.eu/claim-review/dca8534ffaacdb07d3ad422bfbc7df5f631dce006403b680c6efe8bb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Punonjësit e Prokurorisë së Prishtinës dolën në protestë për shkak të mungesës së ajrit në objekt, në Pallatin e Drejtësisë, Foto: KALLXO.com Rrena për të arrestuarin e katërt në rastin e Liridona Murselit Deklarata Arrestohet i dyshuari i katërt në rastin e vrasjes së Liridona Murselit Vlerësimi Rrenë Publikimi me përmbajtje se është arrestuar i dyshuari i katërt në rastin e vrasjes së Liridona Murselit është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se në këtë rast deri me datë 04/12/2023 në orën 19:00 janë arrestuar vetëm 3 persona në lidhje me këtë rast. Artikulli Faqet në Facebook Gazeta Era dhe Portali Lajme Shqip kanë publikuar një artikull në të cilin thuhet se janë arrestuar katër persona për vrasjen e Liridona Murselit. “I arrestuari i katërt për vrasjen e Liridona Murselit pjesëtar i FSK: Reagojnë Ministria e Mbrojtjes”- thuhet në titullin e këtij artikulli. Në këtë artikull pretendohet se Policia deri me datë 2 dhjetor 2023 ka arrestuar katër persona për vrasjen e Liridona Murselit. Krypometër ka kontrolluar artikullin dhe në brendësinë e tij përmenden vetëm tre persona. Aty tregohet se si në orët e mbrëmjes janë arrestuar dy të dyshuarit e parë, Naim Murseli dhe Granit Plava. Më pas në artikull shpjegohet se Kushtrim Kokalla, që është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është i arrestuari i tretë në këtë rast dhe jo i katërti si thuhet në titullin e lajmit. Lajmi më pas shpjegon reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes për këtë rast dhe përfshirjen e pjesëtarit të FSK-së në ngjarje. Për të verifikuar se në këtë rast janë arrestuar vetëm tre persona, Krypometri ka kontaktuar me prokuroren Besa Limani e cila ka konfirmuar se janë tre persona të arrestuar në këtë rast, e jo katër. “Janë vetëm tre presona të arrestuar”- ka thënë prokurorja Limani. Krypometër ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj e cila po ashtu ka konfirmuar se në këtë rast janë vetëm tre të arrestuar. “Mund të konfirmojmë se është arrestuar personi i tretë i dyshuar për përfshirje në këtë rast”- ka thënë Ulaj për Krypometër. Krypometër ka arritur të sigurojë edhe vendimin e gjykatës i cili mbanë numër të protokollit PPRKR.nr.309/23. Në të thuhet se në rastin në fjalë janë arrestuar vetëm tre persona. Më 29/11/2023 Liridona Murseli, mbeti e vrarë në Prishtinë. Fillimisht ngjarja filloi të trajtohej si “Grabitje me pasoja të vrasjes”. Dy ditë më vonë, më 01/12/2023 në pranga të PK-së ranë tre të dyshuar, në mesin e tyre edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software