About: http://data.cimple.eu/claim-review/de05c7200919ffd07b8ea582aae190e0f228c9f56f5e4c7f6dd92b8a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Vlora Çitaku nuk ishte në vizitë private në Beograd Deklarata “Vlora Çitaku kur ishte Ministre e Kosovës për integrim kishte vizituar Beogradin privatisht me mission jo-zyrtar. Kryeministër në atë kohë ishte Hashim Thaqi” Vlerësimi Me kos Mbishkrimi i “Vlora Çitaku kur ishte Ministre e Kosovës për integrim kishte vizituar Beogradin privatisht me mission jo-zyrtar. Kryeministër në atë kohë ishte Hashim Thaqi”- është i rremë. Vlora Çitaku, në kohën kur ishte Ministre e Integrimeve Europiane, nuk ishte në vizitë private në Beograd. Çitaku kishte shkuar në Beograd në vitin 2013, për të marrë pjesë në një debat me temën “Integrimi në Bashkimin Europian dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga Forumi për Marrëdhënie Etnike. Artikulli Më 16.11.2024, një profil në Facebook (arkiva dhe arkiva) ka publikuar një video në të cilën është vendosur fotografia e Vlora Çitakut, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëkohësisht kandidate për Deputete. Në video është edhe fotografia e ish- nënkryetarit të Listës Serbe dhe personi i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq. Në video janë vendosur mbishkrimet “Vlora Çitaku kur ishte Ministre e Kosovës për integrim kishte vizituar Beogradin privatisht me mission jo-zyrtar. Kryeministër në atë kohë ishte Hashim Thaqi” dhe “Vlora Çitaku kishte shkuar në Beograd me leje të Milan Radojqiqit dhe kurrë nuk u mor vesh me kë u takua atje.” Krypometër ka gjetur përmes kërkimit në internet se kronika që prezantohet në video, e realizuar në vitin 2013, është cunguar dhe është nxjerrë nga konteksti. Në materialin e plotë të publikuar nga Zëri i Amerikës shpjegohet se Çitaku në kohën kur ishte Ministre e Integrimeve Europiane në Kosovë ka shkuar në Beograd për të marrë pjesë në një debat me temën “Integrimi në Bashkimin Europian dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të organizuar nga “Forumi për Marrëdhënie Etnike”. Në një komunikatë për opinion të Zyrës së ministres Çitaku thuhet se ajo udhëtoi për në Beograd, me ndërmjetësimin e Zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë dhe Beograd. Krypometër për të sqaruar përmbajtjen se ajo ka shkuar në Beograd privatisht dhe me mision jozyrtar ka kontaktuar me vetë Çitakun. Çitaku ka thënë se qëllimi i vizitës së saj shpjegohet në kronikën e plotë të Zërit të Amerikës dhe se materiali i publikuar nga llogaria në Facebook është i fabrikuar. “Kjo video është e falsifikuar dhe përmban fake news.”- është shprehur Çitaku. Sipas një biografie të publikuar në uebfaqen e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Vlora Çitaku nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka mbajtur pozitën e Ministres për Integrime Europiane. Prej vitit 2015 deri në mars të vitit 2021, ajo ka shërbyer si ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht, Çitaku mban pozitën e Sekretares së Përgjithshme në Partinë Demokratike të Kosovës. Në Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ajo ka kandiduar në listën e PDK. Në partinë e saj, Çitaku është kandidatja grua më e votuar, e që sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ajo ka 38,806 vota. Në këto rezultate nuk përfshihen rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës- numërimi i të cilave sipas KQZ-së do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software