schema:text
| - Lajmi i vjetër i shpërndarë si aktual
Deklarata
Lajm i hidhur: Vdes ish ushtarja e UÇK-së dhe zyrtarja e Policisë
Vlerësimi
Me kos
Lajmi i publikuar më 26.04.2024 me titullë “Lajm i hidhur: Vdes ish ushtarja e UÇK-së dhe zyrtarja e Policisë” është i vjetër. Veteranja e UÇK-së dhe policja, Miradije Berisha ka vdekur më 08.12.2023. Kjo është konfirmuar nga familjarët e saj, si dhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës. Faqja ‘Aktualitete’ e kishte publikuar lajmin për vdekjen e saj më 26.04.2024 duke mos treguar kohën e saktë të vdekjes së saj.
Artikulli
Më 26.04.2024 faqja në Facebook ‘Aktualitete’ (arkiva), ka publikuar një fotografi të një gruaje me titullin “Lajm i hidhur: Vdes ish ushtarja e UÇK-së dhe zyrtarja e Policisë”.
Krypometër pas kërkimit në Facebook ka gjetur njoftimin e faqes “Veteranët Fushë Kosovë”, i publikuar më 08.12.2023.
Në njoftim thuhet se ka vdekur veteranja e UÇK-së, Miradije Berisha.
“Ju informojmë se sot ka ndërruar jetë veteranja e UÇK-së, Miradije Berisha. Varrimi bëhet nesër (e shtunẽ), datë 09.12.2023, ora 15:30, në varrezat e fshatit Grabovc i poshtëm”- thuhet në postim.
Faqja Veteranët Fushë Kosovë, është degë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL UÇK.
Edhe Sindikata e Policisë së Kosovës e kishte konfirmuar vdekjen e policës, Miradije Berisha.
“Me rastin e vdekjes së pjesëtares së policisë Miradije Berisha, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”- thuhet në postimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, të publikuar më 09.12.2023.
Njoftmin për vdekjes e saj e kishin publikuar edhe familjarët e Miradije Berishës.
|