schema:text
| - Deklarata e rreme në emër të Albin Kurtit e Besnik Bislimit
Deklarata
Neser po dalim me mbrojtse se na kan sakatu pronto
Vlerësimi
Me kos
Postimi “Neser po dalim me mbrojtse se na kan sakatu pronto” është i rremë. Një deklaratë e tillë nuk është thënë nga kreministri i Kosovës Albin Kurti apo nga zëvendësi i tij, Besnik Bislimi. Edhe fotografia e përdorur si ilustrim i këtij postimi është e rreme.
Artikulli
Më 13 korrik 2023, në faqen e Facebook “Vetëvendosie offishËll” është shpërndarë një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
Kurtit e Bislimit në këtë fotografi iu është vendosur edhe nga një mbrojtëse në kokë dhe fotografia është shpërndarë me mbishkrimin: “Neser po dalim me mbrojtse se na kan sakatu pronto”.
Lidhur me këtë, Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se kjo deklaratë nuk është dhënë nga ana e kryeministrit të vendit.
“Nuk është e vërtetë se kryeministri ka deklaruar një gjë të tillë” – ka thënë Kryeziu.
Krypometri po ashtu ka kontaktuar edhe me Klisman Kadiun, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit Bislimi, i cili ka thënë se informatat e shpërndara janë të rreme.
“Jo, nuk është e vërtetë se është bërë një deklaratë e tillë”– u shpreh ai.
Fotografia në fjalë është shpërndarë më 13 korrik 2023, ditën kur gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës pati tensione në mes të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave të kabinetit qeveritar.
|