About: http://data.cimple.eu/claim-review/e01c317a44fc8e3480cb97c089c4ab6a4cad52cbf2c6930bbecdbc12     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i pambështetur në fakte për lirimin e Hashim Thaçit Deklarata Babloku zblulone se kur do te lirohet Hashim Thaqi nga Haga Vlerësimi Me kos Artikulli me titull “Babloku zblulone se kur do te lirohet Hashim Thaqi nga Haga” nuk është i saktë. Në artikull nuk është dhënë ndonjë datë se kur do të lirohet nga burgu ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Zyra për Media të Dhomave të Specializuara në Hagë kanë thënë për Krypometër se ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të merret vendimi për Hashim Thaçin dhe ish-liderët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Artikulli Më 20.04.2024 “Gazeta Rich Shqip” (arkive) ka publikuar një artikull me mbishkrim “Babloku zblulone se kur do te lirohet Hashim Thaqi nga Haga”. Brenda artikullit është një video e marrë nga emisioni “Kojshia Show”, i datës 24.08.2023. Në këtë intervistë plaku thotë se e ka përjetu shumë rëndë burgosjen e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Sikur ta kishin mshelë vëllaun ose babën”- thotë i moshuari. I pyetur nëse pret që liderët e UÇK-së do të lirohen nga burgu, ai përgjigjet se “s’kanë çare”. Në intervistën e tij, i moshuari nuk e thotë ndonjë datë apo kohë kur pritet të lirohen liderët e UÇK-së. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontaktuar me Zyrën për Media të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët kanë thënë se ende nuk ka ndonjë datë të caktuar për marrje të vendimit në këtë proces. “Për momentin Prokuroria është duke u marrë me dëshmi, të cilat pritet të marrin kohë deri në prill 2025, derisa për shkak të kompleksitetit të rastit nuk është e mudnur që të dihet kohëzgjatja e tërësishme e procesit”- thuhet në përgjigjen e Zyrës për Media të Dhomave të Specializuara në Hagë. Hashim Thaçi ishte udhëheqës i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryesues i delegacionit të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare të mbajtur në Rambuje, nga 6 deri më 22 shkurt 1999. Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Kosovës, pozitë që e mbajti deri në vitin 2014. Më 26.02.2016, Hashim Thaçi ishte zgjedhur President i Republikës së Kosovës. Ai nuk arriti të çojë deri në fund mandatin e presidentit, pasi më 05.11.2020 u transferua në Hagë, me urdhër të Gjykatës Speciale pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij. Më 3 prill 2023 ka filluar gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Themelimi i këtij institucioni u bë më pas nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software