About: http://data.cimple.eu/claim-review/e212b95d0e8ac3507948a627018a09bddf3b74a68b3af78daa92aa46     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Nxjerrja nga konteksti e fotografisë së objektit shkollor të mbushur me sanë Deklarata “Shkolla e ‘akademikve’ tanë” Vlerësimi Me kos Fotografia e një objekti shkollor të mbushur me ushqim për kafshë është nxjerrë nga konteksti, pasi të njëjtës i është vënë mbishkrimi “Shkolla e ‘akademikve’ tanë”. Krypometër ka gjetur se shkolla është jo-funksionale që nga viti 2010, pasi e njëjta ishte mbyllur për shkak të rënies së numrit të nxënësve në fshatin Radishevë të komunës së Skënderajt. Në disa fshatra në Kosovë janë mbyllur objektet shkollore pas rënies së numrit të nxënësve. Në rast se distanca e shkollës është më shumë se 4 kilometra, komunat organizojnë transport të nxënësve për në shkollë. Artikulli Më 24.02.2024, faqja në Facebook ‘Shqiptarët janë ilir’ (arkive) ka publikuar një fotografi të një objekti shkollor të mbushur me ushqim për kafshë, në të cilën ishte vënë mbishkrimi “Shkolla e ‘akademikve’ tanë”. Krypometri ka gjetur se fotogafia e publikuar me këtë përshkrim është bërë në fshatin Radishevë të komunës së Skënderajt. Kjo fotografi fillimisht ishte publikuar në portalin Insajderi, më 22.02. 2024. Krypometër ka kontaktuar me drejtorin e Arsimit në komunën e Skënderajt, Kastriot Duraku për të parë nëse fotografia është autentike, por edhe nëse kjo shkollë është e ‘akademikëve’, si është cekur në këtë postim. Duraku për Krypometër ka thënë se kjo shkollë nuk është e akademikëve, mirëpo është një objekt shkollor që është mbyllur në vitin 2010. “Shkolla në fshatin Radishevë është mbyllur për shkak të numrit të vogël të nxënësve më 11.10.2010, sipas dokumentacionit që ka shkolla, në bazë të inciativës së banorëve të këtij fshati. Siç dihet, ky fshat është i braktisur pothuajse në tërësi nga banorët, edhe ata pak nxënës që kanë mbetur e vazhdojnë procesin mësimor në ShFMU “Shotë Galica” në Runik dhe pagesa e transportit të nxënësve financohet nga komuna”- bëri të ditur Duraku. Ai thë se komuna nuk ka qenë në dijeni se banorët e fshatit kanë vendosur sanë (ushqimin për kafshë) në këtë shkollë. “Vendosja e sanës është bërë pa dijeninë tonë nga një fshatar që e ka shtëpinë afër shkollës, i cili në momentin e vizitës nga inspektorët e komunës dhe zyrtarët e arsimit ka bërë heqjen e sanës dhe është bërë pastrimi gjeneral i objektit”- theksoi më tej Duraku. Kjo nuk është shkolla e vetme që është mbyllur në Kosovë. Më 06.01.2024 Kallxo.com raportoi sesi shkolla në fshatra të Kaçanikut që janë mbyllur në mungesë të nxënësve kanë mbetur të pamirëmbajtura dhe pa plan për tu shfrytëzuar për ndonjë tjetër funksion. Shkolla në fshatra të Podujevës po ashtu janë mbyllur si shkak i numrit të ulët të nxënësve e shpërnglujes në zona urbane apo largimit nga vendi. Më 14.10.2023 Kallxo.com raportoi se si banorët e fshatrave përreth kufirit po braktisin vendin në masë të madhe. Ish-kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati gjatë mandatit të tij 2017-2021 kishte nisur reformën që shkollat me numër të ulët të nxënësve të mbyllen, e nxënësit të barten në shkolla më të mëdha. Rënia e numrit të nxënëse në nivel vendi është pasqyruar edhe nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, që nga viti 2014, Kosova ka regjistruar rënie të natalitetit pothuajse për çdo vit. Në vitin 2014, numri i lindjeve të gjalla ka qenë 25,929. Në vitin 2019 janë regjistruar 21,798 lindje të gjalla, ndërsa në vitin 2020 – 18,188. Në garën e testit PISA që matë inteligjencën dhe të menduarit logjik të nxënësve në vitin 2023, Kosova u radhit thuajse e fundit, në vendin e 76-të nga 80 vende që kanë marrë pjesë në këtë test. E për këtë rezultat zyrtarët kishin arsyetuar se plan programi mësimor i Kosovës nuk është i njëtë me testimin që bënë PISA.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software