About: http://data.cimple.eu/claim-review/e3b1d363991526d1b9ec360e150c9ebc0cb346a4b4b407ca9b35b344     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë për vdekjen e pronarit të argjendarisë në Prizren Deklarata Media online “Sinjali, “Kosovarja” dhe “Front Online” (15.11.2021) – “Sipas burimeve të Sinjalit brenda emergjencës në Spitalin e Prizrenit, babai, O.K, ka ndërruar jetë, pasi nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra” Vlerësimi Rrenë Lajmi është i rremë. Nga Emergjenca e Spitalit të Prizrenit kanë konfirmuar se asnjë nga të plagosurit nuk ka vdekur. Mjeku kujdestar ka thënë se të lënduarit janë duke marrë trajtimin mjekësorë. Artikulli Media online “Sinjali” ka shkruar sot se njëri nga personat që u lëndua gjatë një tentim-grabitjeje në Prizren ka ndërruar jetë. “Sipas burimeve të Sinjalit brenda emergjencës në Spitalin e Prizrenit, babai, O.K, ka ndërruar jetë, pasi nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra”, thuhet në lajmin e publikuar. Por, pas pak minutash kjo media e ka fshirë këtë artikull. Megjithatë, disa media të tjera e kanë ripublikuar lajmin e njëjtë të shkruar nga “Sinjali”. Si “Front Online” ashtu edhe “Kosovarja”, nuk e kanë konfirmuar përmes organeve të sigurisë apo përmes mjekut kujdestar nëse ka vdekur pronari i argjendarisë në Prizren por të njëjtat i kanë besuar informacionit të publikuar nga “Sinjali” dhe e kanë ripublikuar lajmin. Por, KALLXO.com ka biseduar me mjekun kujdestar të emergjencës në Prizren, Sadri Pulaj, i cili tha se dy nga të lënduarit në tentim-grabitjen që ndodhi më herë në këtë qytet janë gjallë. “Gjendja e të lënduarve është e mirë dhe stabile. Pacientët janë ende në emergjencë. Njëri nga pacientët ka plagë sipërfaqësore dhe është ekzaminuar, analizat e gjakut konfirmojnë se nuk ka shumë humbje të gjakut. Ai nuk ka ndërruar jetë. Për ata që kanë ardhë jam dëshmitar që s’ka ndodhë një gjë e tillë”, tha Pulaj për KALLXO.com. Sot në Prizren ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjendari. Nga kjo tentim-grabitje janë lënduar dy persona, derisa tre persona kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim nga Policia e Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software