About: http://data.cimple.eu/claim-review/e67ccb8861e1bc141a3b6530959756d889d4ecfe139fd2e525fa3c74     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për vrasje në Prishtinë Deklarata Dyshohet për një të vdekur të pompa e derivateve ‘Kastrati’ në Prishtinë /FOTO-DETAJE Vlerësimi Rrenë Artikujt me titullin “Dyshohet për një të vdekur të pompa e derivateve ‘Kastrati’ në Prishtinë /FOTO-DETAJE” janë të rremë. Tek pompa e derivateve ‘Kastrati’ në Prishtinë, më 18.04.2024 nuk është vrarë asnjë person. Në afërsi të pikës së shitjes së karburanteve ka pasur të shtëna me armë, por sipas Policisë dhe Prokurorisë, nuk ka persona të vdekur. Artikulli Më 18.04.2024 faqja e Facebook “Prishtina Times” (Arkivi) ka shpërndarë një artikull me mbishkrimin “Dyshohet për një të vdekur të pompa e derivateve ‘Kastrati’ në Prishtinë /FOTO-DETAJE”. Ky artikull më pas është shpërndarë edhe në faqet e tjera të Facebook, si: “Showbiz Albania” (Arkivi), “Perputhemi se bashku” (Arkivi) “Prishtina Times” (Arkivi), “Perputhen” (Arkivi), “Gazeta Ime” (Arkivi), “07 Press” (Arkivi), “Jeta e Shqipëtarëve” (Arkivi), “Gazeta Lajmi” (Arkivi), “Mitrovica Press” (Arkivi), “Gazeta RekordPress” (Arkivi), “Revista Kosovarja” (Arkivi), “Ballkani Info&News” (Arkivi), “Prishtinapress” (Arkivi), “Aktualitetet Shqiptare” (Arkivi), “Bijat Shqiptare” (Arkivi), “Fokusi Info” (Arkivi), “ILirida News” (Arkivi), “IFTARI.com” (Arkivi), “Tik ToKosova” (Arkivi) dhe “publiko.org” (Arkivi). Në këta artikuj është thënë se “një person dyshohet se ka vdekur të pompa e derivateve të naftës ‘Kastrat Grup’ në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, me saktësisht të ‘Rrethi te Ismeti’”. Pas këtij raportimi, Krypometër ka dalë në vendin e ngjarjes më 18.04.2024 dhe e ka verifikuar se në këtë lokacion nuk kishte asnjë vrasje. Krypometër ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, të cilët kanë sqaruar se në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë nuk ka pasur ndonjë viktimë. “Sipas hetimeve preliminare dyshohet se pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të cilët kanë drejtuar armët në drejtim të njëra tjetrës, mirëpo nuk i kanë shkrepur të njëjtat, të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar fillimisht nga policia, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, tre persona janë ndaluar dhe dërguar në mbajtje”- ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj. Krypometri ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se “të enjtën, më 18.04.2024, nuk ka pasur vrasje” në rrugën “Ahmet Krasniqi”, tek një pikë për shitjen e karburanteve. Krypometër ka kontaktuar me menaxherin e pompës së derivateve “Kastrati”, të cilët kanë thënë se “nuk ka pasur ndonjë vrasje dhe se rasti nuk lidhet asgjë me pompën e derivateve”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software