About: http://data.cimple.eu/claim-review/e6c9e0bb38ff68a94c1a212a2d6076f58f1d0d297a46475443ec95f5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Isa Mustafa, kryetar i LDK-se Loja me Numra për Papunësinë Deklarata Isa Mustafa: “Prej papunësisë prej 34 për qind kemi rënë në papunësi prej 26 për qind… Jam i bindur që është edhe më pak se 26 për qind”. Vlerësimi Me kos Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë disa të pavërteta për çështjen e papunësisë në emisionin “Rubikon”. Fillimisht ka thënë se papunësia ka rënë në 26 % bazuar në të dhënat e ASK-së. Kjo është e vërtetë nëse i referohemi periudhës prill-qershor 2016. Por, papunësia në periudhën korrik-shtator është rritur në 27.5 për qind. Raporti për TM3 është publikuar një ditë para intervistës së kryeministrit në “Rubikon”. Pastaj ka thënë se u beson të dhënave të ASK-së, ndërsa më vonë ka deklaruar se “beson që papunësia është më pak se 26 për qind”. Pra, ai ka tentuar që të përdorë numrat e ASK-së për t’u mbrojtur nga kritikat për uljen fiktive të papunësisë, ndërsa më vonë të njëjtave nuk u është përmbajtur. Artikulli Statistikat e papunësisë dhe punësimit të prodhuara nga Agjencia e Statistikave kanë ngjallur vazhdimisht debat në mesin e kolumnistëve dhe personave që i përcjellin nga afër zhvillimet në ekonomi. Së fundmi, ASK-ja ka filluar të publikojë statistika për tregun e punës për periudha tremujore. Për vitin 2016, deri më tani i ka prodhuar tri publikime, përkatësisht për tremujorin e parë, të dytë dhe të tretë, pra deri në fund të muajit shtator. ASK-ja thotë se shkalla e papunësisë në mes të janarit dhe muajit shtator ka ndryshuar disa herë. Derisa në tremujorin e parë shkalla e papunësisë ishte 27.7 për qind, apo të papunë kanë qenë 115 mijë e 93 persona, në tremujorin e dytë shkalla e papunësisë ishte 26.2 për qind, ndërsa të papunë janë llogaritur 116 mijë e 812 mijë persona. Në tremujorin e tretë (korrik-shtator), shkalla e papunësisë ishte 27.5 për qind, ndërsa numri i personave të papunë kishte arritur në 131 mijë e 604. Lëvizja e madhe e shkallës së papunësisë dhe sidomos numrit të personave të papunë vjen direkt nga kontingjenti i personave joaktivë. Personat joaktivë konsiderohen edhe ata që nuk janë të punësuar dhe që nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit gjatë katër javëve të kaluara dhe/ose nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda dy javësh. Kosova është vendi me numrin më të madh të personave joaktivë. Në Serbi, në vitin 2015, 48.4% e personave në moshë pune ishin joaktivë. Në Mal të Zi personat joaktivë përbënin 39.4% të personave në moshë pune, kurse në Shqipëri 38.5%. Vetëm Bosnja e Hercegovina i afrohet Kosovës me nivel të joaktivitetit me 56.3 për qind. Ulja e numrit të personave joaktivë do të thotë rritje e papunësisë apo punësimit. Por, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u është referuar të dhënave të ASK-së për papunësinë duke thënë se kanë arritur ta ulin atë nga 34 për qind në vetëm 26 për qind. Kur është sfiduar me pyetje nga moderatori i emisionit për kontestimin e këtyre të dhënave, Mustafa ka thënë se ASK-ja është institucion i pavarur dhe këto statistika i prodhon bazuar në praktikat e Eurostatit. Por, më vonë vet Mustafa ka thënë se beson që papunësia është edhe më e vogël se 26 për qind, pra i ka kontestuar të dhënat e prodhuara nga kjo Agjenci e specializuar në prodhim të numrave për shumë sektorë. Ndërkohë që të dhënat e fundit të papunësisë flasin për një rritje të shkallës së papunësisë nga 26.2 në 27.5 për qind. Pra, kemi rritje të shkallës së papunësisë. Përveç kësaj, Mustafa në intervistën e dhënë në “Rubikon” ka thënë se shumë kompani nuk po arrijnë të gjejnë punëtorë në Kosovë. “Kemi shumë biznese private që I kanë konkurset e hapura sot e kësaj dite dhe te të cilët nuk konkurrojnë njerëzit me punu”, ka thënë ai, duke shtuar se vetëm në sektorin publik ka mbikërkesë për punësim. Mustafa i konsideron të punësuar të rinj edhe personat që thjesht e legalizojnë vendin e tyre të punës, pra kalojnë nga puna në të zezë në punë të rregullt. “Vetëm në vitin 2016 kemi pasur rreth 20 mijë punësime, qoftë për krijimin e vendeve të reja qoftë kalimi nga punësimi informal në punësimin formal”, ka deklaruar Mustafa. Në fakt, nëse i marrim si të mirëqena statistikat e ASK-së të prodhuara së fundmi del që deri në fund të muajit shtator janë krijuar 47 mijë vende të reja të punës. “Ne po arrijmë që fluksin e atyre që hyjnë në tregun e punës, po them si fluks vjetor, ta përballojmë në pikëpamje të punësimit qoftë në një formë ose formën tjetër, por pjesa më e madhe është në hapjen e vendeve të reja të punës”, tha ai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software