About: http://data.cimple.eu/claim-review/e71cd458b3679db942d2488fc8430dcbb2f6a4d8be28601d9aca2da5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Thaçi sërish takohet me një person që ka aktakuzë Deklarata Hashim Thaçi: Natyrisht se çdo përfaqësi politike që kërkon takim në Presidencë verifikohet përbërja e delegacioneve që ata që kanë probleme me ligjin nuk mund të jenë prezentë në takimet që mban Presidenti i vendit pavarësisht nga etnia që e ka. Vlerësimi Me kos Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për të dytën herë e ka thyer parimin e tij, për të mos i takuar personat që kanë probleme me ligjin. Ai ka qenë udhëheqës i delegacionit të Kosovës që e kanë vizituar Brukselin gjatë kësaj jave, pjesë e të cilit ishte edhe Dardan Gashi. Ky i fundit ka aktakuzë aktive për mbajtje nën kontroll posedim të paautorizuar të armëve. Gashi është pjesë e hetimit të prokurorisë speciale për faljen e katër hidrocentraleve me rastin e privatizimit të KEDS-it. Artikulli Presidenti Thaçi ditë më parë kishte komentuar takimin e kryeministrit Ramush Haradinaj me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiqin duke thënë se ai e ka princip që nuk takohet me njerëz që “kanë probleme me ligjin”. “Natyrisht se çdo përfaqësi politike që kërkon takim në Presidencë verifikohet përbërja e delegacioneve që ata që kanë probleme me ligjin nuk mund të jenë prezentë në takimet që mban Presidenti i vendit pavarësisht nga etnia që e ka”, kishte thënë Thaçi një ditë pas takimit të Haradinajt me Radojçiqin dhe Goran Rakiqin. Mirëpo ai dje së bashku me krerët e tjerë institucional kanë udhëtuar për në Bruksel. Bashkë me Thaçin në këtë delegacion ka qenë edhe zëvendëskryeministri Dardan Gashi, i cili ka aktakuzë për gjuajte me armë në një festë në shtëpinë e Fatmir Limajt në Malishevë. Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzë për mbajtje nën kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve ndaj Ministrit të Diasporës dhe zëvendëskryeministrit Dardan Gashi së bashku me pesë persona të tjerë. Përveç kësaj aktakuze, Dardan Gashi është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale edhe për procesin e privatizimit të KEDS-it. Thaçi gjithashtu ishte takuar edhe me ish-kryetarin Sami Lushtaku, ndaj të cili ka aktakuza, e për të cilin ka raportuar KALLXO.com Rrena me Kos e Hashim Thaçit pas takimit të Haradinajt me Millan Radojçiqin
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software