About: http://data.cimple.eu/claim-review/e9864dd3e14b027b6b665e859976c6134884314bc23948c45ce85140     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: KALLXO.com Publikimi i rremë se Naim Murseli është rrahur në burg Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Vrasja e Liridonës: Naimi po përjeton tmerrin në burg, po rrahet aty brenda” është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar se një rrahje e tillë nuk ka ndodhur në burg. Artikulli Me datë 11.12.2023, faqja në Facebook “Shqip Media” ka publikuar një artikull me titull “Vrasja e Liridonës: Naimi po përjeton tmerrin në burg, po rrahet aty brenda”. Krypometër ka verifikuar nëse ky informacion është i saktë. Krypometri ka kontaktuar me Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani për të kontrolluar nëse në burgun ku po mbahet Naim Murseli ka të regjistruar një sulm ndaj tij. Dibrani ka konfirmuar se nuk ka një sulm të tillë. “Nuk ka diçka të vërtetë në këtë rast. Pra, ai po trajtohet njëjtë sikurse gjithë të burgosurit e tjerë, normalisht me siguri të shtuar për shkak të rastit dhe rrezikshmërisë”- ka thënë Dibrani. Ai ka shtuar se edhe artikulli në fjalë nuk flet për rrahje në burg por në stacionin e policisë. ”Edhe brenda artikullit mund të vëreni se nuk po flitet për rrahje nga stafi korrektues por nga Policia. Po bëhen lajme për klikime. Nuk ka diçka të vërtetë në këtë çështje”- tha Dibrani për Krypoemtër, pasi ka lexuar artikullin e Shqip Media. Krypometër ka kontrolluar edhe përmbajtjen e shpërndarë nga Shqip Media. Materiali është një ri-citim i përmbajtjes së publikuar nga Gazetën online “Sinjali”. Në këtë artikull babai i Naim Murselit kishte përmendur se djali i tij ishte rrahur nga Policia e Kosovës. “Po, po, e kam vizitu. Ai më ka thënë që më kanë rrah, por jo në burg, sipas tij Policia e ka rrahë. E tash unë nuk e di, kontaktova me Gjakovë, më thanë që me dorë s’e kanë prekë, veç nëse e kanë rrahë këtu në Prishtinë. Unë e kam lajmëru edhe avokatin, patjetër që do të drejtohem edhe në IPK”- ka thënë Shaban Murseli në intervistën e datës 9 dhjetor 2023. Në gjithë përmbajtjen e kësaj deklarate Murseli ka mohuar rrahje në burg. Naim Murseli është arrestuar dy ditë pas vrasjes së Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij. Prokuroria ka ngritur dyshimet ndaj Murselit se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes së tij. Në anën tjetër, përveç Murselit, të arrestuar janë edhe Granit Plava që dyshohet se ishte ekzekutori dhe Kushtrim Kokalla që dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin dhe Granit Plavën. Të tre të dyshuarit janë nga Gjakova. Dosja e Prokurorisë përmendë rolet e të tre të dyshuarve në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Fillimisht rasti u raportua si grabitje me pasojë vrasje, ndërsa më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë, pasi që Prokuroria tha se ngjarja ishte inskenuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software